Nuk e përballon deportimin nga Anglia, vret veten emigranti 27 vjeçar
Share
I riu që vrau veten dje në qytetin e Lezhës duket se e ka kryer aktin ekstrem pas deportimit nga Anglia. 27 vjeçari Eli Doda u hodh nga kati i gjashtë i pallatit, duke gjetur vdekjen gjatë transportimit për në spital.
Siç raporton Panorama, ai kishte tre muaj që ishte kthyer nga Anglia dhe jetonte me të ëmën, e cila ishte e divorcuar. Të afërmit e tij thonë se ai e kishte përjetuar rëndë deportimin nga Anglia, ku jetonte prej disa vitesh. Gjendja e ti mendore ishte përkeqësuar ndjeshëm. Në momentin e vetëvrasjes ai ishte i vetëm në shtëpi dhe nuk ka lënë asnjë shënim. Dyshohet se arsyeja pse ai ishte deportuar është një dënim me burg.