E Diel, 1 Nëntor 2026

Valë krimesh në Shqipëri, vrasje në familje, ekzekutim për larje hesapesh dhe vetëvrasje

Share

Një seri krimesh janë shënuar brenda pak orësh në Shqipëri.

Mëngjesin e sotëm një krim i rëndë ka ndodhur në Sarandë. Një 65 vjeçar ka vrarë të shoqen dhe më pas ka qëlluar mbi veten. Ismail Leli ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij, Fëllënxa Leli, 57 vjeç, dhe më pas është vetëvrarë me të njëjtën armë. Burime të policisë lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit, në fshatin Berdenesh, rreth 2 km larg Sarandës.

Ndërkohë, në orët e natës një shtetas kosovar u gjet i pajetë pranë banesës së tij në Durrës. Policia e qytetit bregdetar bën të ditur se 44-vjeçari Skënder Spahia është qëlluar për vdekje me katër plumba nga persona ende të paidentifikuar. Dyshohet se bëhet fjalë për larje hesapesh.

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë. Një grua ka tentuar vetëvrasjen një javë pas zhdukjes në mënyrë misterioze të vajzës së saj 17 vjeçare. Ngjarja është shënuar në periferi të kryeqytetit në fshatin Viles komuna Zallbastar ku 44-vjeçarja Mejte Visha ka pirë helm nga dëshpërimi për mos gjetjen e vajzës, e cila që prej datës 23 maj rezulton e zhdukur. Për fat ajo ka arritur të mbijetojë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›