E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet debora, rrezikohen 80 vete

I ftohti polar rikthen reshjet e debores ne Veri dhe Juglindje te vendit, duke rrezikuar jeten e rreth 80 personave ne Kukes dhe Elbasan. Ndersa permiresimi i kushteve atmosferike dy ditet e fundit, ka mashtruar banoret e zonave malore qe kane kerkuar te qarkullojne me mjete, per te kryer furnizime me ushqime apo procesin mesimor. Ne Elbasan, nje autobus me 20 nxenes dhe disa mesues, u bllokua per kater ore ne Labinot-Mal, deri ne nderhyrjen e autoriteteve vendore, duke zhbllokuar situaten. Kurse ne Bushtrice te Kukesit 6 furgona te linjave interurbane, u bllokuan nga debora e dendur dhe era e fuqishme dhe pas mungeses se ndihmes nga vendoret, jane strehuar ne fshatin me te afert. Per fat te mire nuk eshte shenuar asnje viktime mes femijeve apo te moshuarve.

Kukes

Rikthimi i debores ne zonat malore te qarkut Kukes ka rikthyer izolimin e komunave. Pasditen e djeshme, 6 furgona me pasagjere ne komunen e Bushtrices kane mbetur te bllokuar ne rruge. Shkak eshte bere nje stuhi debore, e cila ka perfshire kete zone, duke bere te pamundur udhetimin. Gjithsej kane qene rreth 60 pasagjere mes te cileve ndodheshin gra dhe femije. Te bllokuarit kane kerkuar ndihme prane organeve vendore, por kerkesa e tyre nuk ka marre nje pergjigje pozitive. Te gjendur ne kete situate, ata kane kerkuar mbeshtetje nga banoret e fshatrave perreth. Mesohet se te bllokuarve u kane ardhur ne ndihme banoret e fshatit Luse, duke i strehuar

Elbasan

Nje autobus me nxenes dhe arsimtare eshte bllokuar mengjesin e djeshem ne Labinot-Mal te Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 09:00, ne vendin e quajtur "Qafa tek Dardhat e Boshkut". Sipas te dhenave, mjeti nuk ka mundur te vazhdoje rrugen drejt qendres se komunes me te njejtin emer, per shkak te ngricave dhe terrenit te rreshqitshem. Shoferi ka tentuar te caje perpara, por e ka pasur te pamundur. Paniku dhe frika ka perfshire arsimtaret dhe nxenesit. Perballe kesaj situate shoferi ka qendruar ne vend, duke kerkuar ndihmen e komunes. Menjehere ne vendngjarje eshte derguar nje fadrome, ndersa pas zhbllokimit, mjeti me nxenesit dhe arsimtaret eshte rikthyer ne Elbasan. Kryetari i komunes Labinot-Mal, Qani Xhafa, shprehet se, "sapo morem lajmin, drejt vendngjarjes derguam fadromen e komunes dhe per pak minuta zhbllokuam rrugen. Rruga eshte e hapur dhe nuk ka nevoje per panik". Edhe banoret e zones shprehen se rruga eshte e hapur dhe pa probleme. Ata kane akuzuar arsimtaret per tensionimin e situates. Shoferi i autobusit, Bajram Komshiu, u shpreh se rruga ishte e veshtire, por e kalueshme, ndaj nuk ka nevoje per panik dhe frike. Komuna Labinot-Mal eshte nje nga zonat me te thella malore te Elbasanit. Ajo perbehet nga 8 fshatra, me 5 mije banore. Problem mbetet rruga qe te con per ne Shmil dhe Bene.

A.Ndoja

Fatos Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›