E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk e priste këtë sukses

Nga Express më 04 mars 2011 në ora 21:45

Beyonce Knowles ka thënë se kurrë nuk e ka imagjinuar këtë sukses që e ka sot.

Superylli i muzikës pop ka thënë se ajo kishte planifikuar që të pensionohej shumë herët.

“Kjo është më të vërtetë qesharake sepse kur kam qenë e re kam menduar se do të pensionohem qysh në moshën 30 vjeçe”, ka thënë ajo për revistën Cosmopolitan. “Tani jam afërsisht kaq e vjetër dhe nuk mund të besoj se dëshiroj që të shënoj suksese të tjera.

“sKurrë nuk kam imagjinuar një sukses që e kam tani. Kam menduar se do të ishte mrekulli që të incizoj ndonjë këngë. Nuk e kam imagjinuar këtë sukses. Nuk i kam imagjinuar këto çmime, madje të luaj në film...Ende se besoj dhe mendoj se nuk kam asgjë të sigurt”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›