E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton, kundër NCIS?

Nga Express më 04 mars 2011 në ora 20:45

Hillary Clinton nuk është një zonjë e lumtur!

Burimet kanë thënë se sekretarja e shtetit ka qenë shumë e ashpër me serialin televiziv NCIS pasi që në një episod ata kishin involvuar një përgatitje për vrasje të Clinton, ku ishte i involvuar edhe një vetëvrasës me bombë.

“Kjo sepse vetëvrasësi me bombë i është ofruar shumë afër karakterit të Hillaryit në serial, dhe Hillary i vërtetë shqetësohet se njerëzit mund të fitojnë përshtypjen se mund të ofrohen shumë afër saj, pavarësisht sigurimit që e ka”, ka thënë një burim për tabloidin “National Enquirer.

“Nuk është se ajo mendon që al-Kaida e shikon NCIS dhe ata planifikojnë ta sulmojnë atë, por ka njerëz të çmendur të cilët mund ta mendojnë një gjë të këtillë. Të shohësh një skenë me kaq shkarje, sidomos në karakter bën që njerëzit ta shikojnë atë si një target të lehtë për ta qëlluar”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›