Ne 84 vjetorin e varjes se Martirit te Atdheut Dom Gjon Gàzuli
MARTIRI I ATDHEUT DOM GJON GÀZULLI
- Në 84 vjetorin e varjes
I
Mbas vrasjes së atdhetarit opozitar, demokratit të madh Luigj Gurakuqi, të idhullit të rinisë shqiptare e liridashësit të zjarrtë Avni Rrustemi, të Plakut të Maleve, Lisit të paepun të Kosovës, Bajram Curri, nga mbeturinat antikombtare osmane haxhiqamiliste, rradha e eleminimit fizik i kishte ardhë deputetit të Opozitës, atdhetarit intelektual, Dom Gjon Gàzulli, të cilit anadollaku Ahmet Zogolli i zgjodhi, si prift katolik që ishte, mënyrën ma spaciale dhe ma çnjerëzore: varjen.
Në Vorrezat e Rrëmajit, atje ku prehen bijë të shquem të Shqipes, atje ku janë themelet prej graniti të një Kombi, asht vorr i tij i thjeshtë, ndreqë rishtas prej familjarëve pse ishte damtue shumë. Ka plot 84 vjet që besimtarë e jo besimtarë, të krishtenë e muslimanë, ndalen tek ai vorr, ndezin një qiri, lanë një tufë lule apo lëmoshë për të vorfnit. Vorri i Dom Gjonit, i thonë thjeshtë shkodranët, ndoshta edhe pa dijtë shumëçka për Të, por tashma me një bindje të trashëgueme nga brezi në brez se Ai asht Vorr i Shejtë. Asht vorri i thjeshtë i Martirit Dom Gjon Gàzullit, varë në litar 84 vjet ma parë, me 5 Mars 1927. Dora gjakatare po ajo: Ahmet Zogolli.
Sot edhe Vatikani ka hapë procedurën për shejtnimin e tij. Dhe ja, dhjetorin që shkoi, në Katedralen e Shkodrës, u zhvillua seanca e fundit e Gjyqit Kishtar Kanonik për shpalljen Martirë të Kishës Katolike të 40 klerikëve e laikëve të mbytun gjatë shekullit XX, ndër ta edhe Martiri Dom Gjon Gàzulli.
Po a ishte Shejt Dom Gjoni?
Le ti përgjigjen të tjerë kësaj pyetje.
Jeta e vepra e Tij janë dëshmi e ndritëshme se Ai ishte, po, Atdhetar dhe demokrat ndër ma të pastërtit që shkelen, jetuen, punuen e u flijuen për vendin dhe popullin e vet.
Kleri Katolik, sogje ndër shekuj në mbrojtje e në luftë për liri të Shqiptarisë e të Fesë, kishte provue mijra shëmtime mbi vete prej pushtuesëve otomanë. Mjaft të kujtojmë një prej tyne: Masakrimin e të madhit, madhështorit, Imzot Pjetër Bogdanit. Si Ai u masakruen sa e sa Meshtarë e besimtarë të tjerë katolikë!
Kujtuen shqiptarët se mbas Ditës së Madhe të 28 Nandorit 1912 nuk do të provonin ma shëmtime e masakrime si ato të turqëve. Po jo, çibanët që la mbrapa otomani, feudalët e agallarët atavikë, shartue shpirtin me urrejtje aziatike ndaj të krishtenëve, edhe pse bashkatdhetarë të tyne, shikonin po të njejtat andrra të kobshme:
Me ambasadorin anglez Ahmet Zogu në 1927 u ankue për klerikët katolikë: Ah sa shumë do të dëshroja ti varja ashtu siç e meritojnëE që të kënaqte kërkesen e mbrendshme për ti varë, ai çoi në trekambësh një klerik( Dom Gjon Gàzullin).
Ky veprim bani që përfaqësuesi amerikan në Tiranë të komentonte, lidhun me këte ngjarje, se ndrysh nga përsonifikimi i Drejtësisë Përendimore, një Përendeshë me sy të lidhun, që mban në dorë peshoren e paanëshme të fajeve të të gjithë atyne që gjykohen prej saj, drejtësia shqiptare asht një zonjë muhamedane, që herë mbas here vështron tinzisht përmes perçes se cili ndodhet mbi pjatë, përpara se të rregullojë gurin e peshores. (Bernd Fischer - Re Zog e la lotta per stabilità in Albania, Monographs dellEuropa orientale, Boulder, 1984.)
Ky ishte Ahmet Zogolli i Matit, që dënonte me tre vjet burg atentatorin e tij Beqir Valteri, ndërsa çonte në litar meshtarin Dom Gjon Gàzulli, pa i provue asnjë faj, nëse faj nuk do të konsiderohen:
- Të duesh Atdheun deri në flijim për të;
- Të flijohesh për liri e drejtësi të
popullit tand;
- Të shkrihesh për përparimin e tij;
- Të kesh miq toskë e gegë, të krishtenë e muslimanë, e me të gjithë tok të luftojsh për një Shqipni Etnike.
Ndoshta këto vepra për disa janë faje edhe sot, pse, ndërsa Dom Gjoni nëmos tjetër e ka një vorr, i vëllaj, gjuhëtari i shquem Dom Nikollë Gàzulli, pushkatue pa gjyq me 02 shkurt 1946, nuk dihet as ku i ka eshtnat, ashtu si nuk dihet ku kanë eshtnat shumë e shumë klerikë e atdhetarë të mirëfilltë masakrue prej bandës serbo-komuniste me në krye Mehmet Shehun, Shefqet Peçin, Koçi Xoxen etj., në Malësi të Mbishkodrës në vitet 1944-1946.
Ahmet Zogolli nuk e ndërpreu asnjëherë luftën kundër Klerit Katolik. Jo rastësisht ipeshkvijtë i drejtoheshin më 1933 (kur i paten zanë dritën shkollat katolike) se, Na jemi këtu prej dymijë vjetësh; katolikë atëherë edhe sot, shqiptarë atëherë shqiptarë edhe sot.
Si mund të shpjegohet kjo?
Pëgjigjen na e jep qysh në vitin 1933 një njeri i çliruem nga çdo lloj trysnie, pse tashma gjendej i mërguem në Francë e mund të shprehej lirisht. Sundimtarët shqiptarë, që vinin nga administrata osmane, herë mbas here ktheheshin tek origjina, qoftë si mendësi, por sidomos në veprime. Ja si thotë, pra, At Frano Karma në 1933: Fara e keqe e sektarizmit kundër katolikëve, përhapë nga Turqit veçanarisht tek paria shqiptare muslimane, prodhoi përgjatë tre shekujve frytet e veta ma të këqija, dhe për fat të keq vazhdoi ti prodhojë edhe ma të helmta qëkurse një pjesë e Shqipnisë u shpall e pavarun qysh para njëzet vjetëve. Për rrjedhojë, katolikët shqiptarë ndjejnë të randojë mbi ta një atmosferë e randë vdekjepruese.
Në të vërtetë, duhet thanë se shumica e muslimanëve shqiptarë .. gjithmonë kanë dashtë të jetojnë në paqë vëllaznore me katolikët. Tue përfitue në të gjitha rastet për të nxitë ndër ta fanatizmin fetar musliman, janë gjithmonë krenët ata që kanë ushqye urrejtjen ndaj katolikëve.
Natyrisht, mundet mos me qenë e këtij mendimi historiografia e sotme shqiptare. Jo që sigurisht nuk asht. Fatkeqësisht tek na shkenca i asht nënshtrue gjithmonë politikës. Kështu, në një kohë kur qeveritë tona me radhë i shesin për dy kacidhe pasunitë kombëtare Turqisë, prej Albtelekomit e deri te Minierat e Bakrit; kur shtetarët tanë heqin nga zyrat bustin e Kastriotit pse u vjen për vizitë vëllau turk, kur presidenti Topi quen Lekë Zogollin Naltmadhni (e na kujtonim se mbas kapitullimit të Italisë Fashiste nuk kishte ma mbretën në Shqipni), e nipi i Zogollit quhet Leka II, këshilltar i Ministrit të Jashtëm, kur . Nuk do të kishin fund shëmtimet e fallsifikimet e titujve të pamoralshëm. Shqiptarët janë hutue: po baltosen përditë liberatori i madh, demokrati Luigj Gurakuqi (Ndoshta ndokush sot shfren me vete: Ah, të kisha mundësi tia hiqja emnin e tij Universitetit të Shkodrës!- ashtu si prishën Shtëpinë e tij Muze), i shkëlqyeshmi liridashës Avni Rrustemi, Plaku i Maleve Bajram Curri, atdhetari i urtë Hasan Prishtina E nuk asht me u çuditë: A nuk po hedhin baltë deri mbi Gjergj Kastriotin inglishmenët e Tiranës e jatullahët e Prishtinës?
II
Në vitin 1961, kur u kthye në Atdhe mbas 35 vjetëve mërgim, tregonte vëllaj i Dom Gjonit, Stefani:
Na e ndjenim thellë përgjegjësinë ndaj Atdheut. Lirinë e kishim në gjak, e kishim trashëgue, nuk na u desht shumë me e kërkue .
E të parët e tyne ishin Gjon Gàzulli i madh, astronomi, matematikani e ambasadori i Kastriotit në Shekullin e Madh, Pal Gàzulli, ambasador i Kastriotit pranë Republikëse së Raguzës në vitet 1452-1459 dhe Rektor i Shkollave të asaj Republike, Doktori i Filozofisë Imzot Nd