Nuk eshte koha per akuza as per leksione opozite...
Para do kohe duhet te kete qene korriku i ketij viti nje e perditshme e Tiranes botonte nje shkrim ku shprehej haptas mendimi se ndertimi i autostrades qe lidh dy pjese te Kombit tone ishte i panevojshem. Sipas autorit autostrada paskesh pasur kosto te larte nderkohe qe ato para mund te perdoreshin per rritje rrogash e pensionesh . Gjithnje sipas tij mjedisi pergjate viseve qe pershkon autostrada qenkesh demtuar aq shume sa ai ndonese perbri nje zonje italiane artiste nese sgaboj paskesh pasur ndjesine sikur udhetuakesh ne planetin Mars.
Para dy a tri ditesh ne te njejten te perditshme i njejti autor-analist na doli kunder ndertimit te tunelit ne Qafen e Kerrabes tashme ne nje kontekst te ri ate te permbytjeve.
Jane dy momente qe me shtyne te merrem me shkrimin ne fjale. Vlefshmeria ose jo e tunelit autostrades ne nje kuptim me te gjere dhe koha e permbytjeve.
Per momentin e pare do te vija ne dukje shkurt se sipas autorit tuneli dhe autostrada Tirane ndash Elbasan iu sherbyeka vetem elbasanasve te cilet nuk do te fitojne ndonje gje te madhe duke kursyer 30 minuta kohe ne te vajtur dhe po aq ne te kthyer thua se qytetaret e Elbasanit shkojne ne kryeqytet per te shetitur thua se Tirana nuk jep e merr me Shqiperine juglindore me pikat kufitare te Qafe Thanes te Tushemishtit te Kapshtices a te Prespes thua se autostrada nuk do te lehtesoje qarkullimin e mallrave. Te mos harrojme se neper Qafen e Kerrabes nuk mund te udhetojne automjete te renda ose autobuse. Ne kushte te tilla udhetareve qe levizin me vetura a me mikrobuse per andej ose per ketej u bie ti falen qafes gjarperushe te rruges ekzistuese packa se eshte e rrezikshme dhe mund te marre jete njerezish. Gjithkush qe ka pasur rastin tu ngjitet e tu varet atyre lartesive dhe rrepirave te frikshme majtas e djathtas qofte ne njerin drejtim qofte ne tjetrin shpresoj te jete i nje mendjeje me mua. Nderkohe autobuseve dhe automjeteve te renda u duhet ti bien rreth e qark drejt Peqinit Rrogozhines Kavajes Durresit pa te zene Tiranen dhe ne kthim te pershendeten rishtas me te njejtat qytete por ne rend te kundert. Sia vlen te zgjatem per projektin e aksit te Jugut qe do te kaloje permes tunelit cka seshte objekt i ketij shkrimit dhe do te na largonte nga momenti i dyte nga ai i kohes se permbytjeve.
Nuk them thjesht permbytje por koha e permbytjeve sepse te japesh leksione ne kete kohe kur vendi po lufton dhemb per dhemb me trillet e natyres eshte njesoj si ti kerkosh tjetrit me ndeze cigaren te mjekra qe po i digjet. Autori i shkrimit ben nje pyetje qe ta shohesh holle-holle i ngjan nje thike me dy presa C kuptim ka qe elbasanasit te vijne nje gjysme ore me heret ne Tirane kur ti ke njerezit qe po te permbyten vit per vit ne Shkoder Pa dashur te besoj se kjo fare pyetjeje-thike me dy presa qellon aq larg sa te konfrontoje dy pale vellezerish po i shmangem debatit per hir te situates emergjente.
Permbytjet ani se jane te njohura ne ato ane te perseritura vit per vit e denbabaden seshte e thene te mos jene fatkeqesi natyrore por thjesht fatkeqesi sic meton autori te na mbushe mendjen qe ne titull. Aq me shume ne situata te tilla reshjesh pa precedent jo vetem per Shkodren e rrethinat por per gjithe Ballkanin. Eumlshte e qarte cfare pergjigjeje do tia kishte enda atij. Mirepo kjo donte me thene pak a shume qe vendet e Europes veriore te cilat regjistrojne vit per vit e denbabaden ngrica gati polare dhe deborera me akumulim mbi 50 cm qe regjistrojne edhe viktima te pervitshme me jete njerezish nuk duhet te kishin ndertuar as autostrada as tunele por fondet e shpenzuara per to ti kishin perdorur per ta marre me te mire motin e keq. Cfare do te thoshte autori-analist per kete realitet te cilin sbesoj te mos kete pasur rastin ta njohe edhe vete Ne kete kontekst nuk dua tia hyj debatit fjala vjen per demtimin e mjedisit ose per vlefshmerine e autostradave e te tuneleve cka per mua eshte mbill e mos korr.
Nga ana tjeter deshiroj te shtoj se debatet mes partive per perfitim politik jane tjeter gje emertimi i fatkeqesive si natyrore ose jo tjeter. Deshiroj te shtoj gjithashtu se koha e permbytjeve nuk ka te beje aspak me ndonje debat qe mund te zhvillohet ...ne nivel filozofik mbi ate sesa kjo fatkeqesi eshte nje rastesi... sic eshte shprehur fjale per fjale autori i shkrimit. Ne rastin e permbytjeve sma merr mendja se kemi te bejme me dukuri filozofike. Perkundrazi me dukuri meteorologjike per cka fjalen e fundit duhet ta thone specialistet e meteorologjise. Sot koha e permbytjeve kerkon shmangien e humbjeve te jeteve njerezore pastaj edhe te kafsheve per te cilat me te drejte vajton edhe ai vete. Pervec cizmeve dhe barkave te improvizuara sic reket autori i shkrimit te degjeneroje perpjekjet e qeverise per tu ardhur ne ndihme fatkeqeve koha e permbytjeve kerkon edhe solidaritet njerezor ndaj viktimave te fatkeqesise perkunder mendimit te tij dashakeq se taksapaguesit nuk duhet te japin me ndihma.
Nuk mund te anashkaloj nje konsiderate te autorit-analist per vitet e diktatures komuniste kur sic shprehet ai nuk kemi pare e nuk kemi degjuar asokohe per permbytje te tilla sepse dicka njerezore bente regjimi.
Nese zoterise i ka shpetuar kjo shprehje nga nostalgjia per vitet e komunizmit pavaresisht pesimeve do te me duhet ti kujtoj se atehere mjetet e informacionit kontrolloheshin fund e krye prej partise-shtet qe edhe peshperitjet vesh me vesh do ti konsideronte si perhapje paniku si agjitacion e propagande armiqesore cka shperblehej se paku me nje pesevjecar heqje lirie. Nese perkundrazi me te vertete ska pasur rast te shohe e te degjoje per fatkeqesi natyrore te asohershme do ti them se ne dimrin e ashper 1962-1963 kur kryeja sherbimin ushtarak ne repartin e punes 3510 Zejmen-Lezhe kam mbetur i izoluar nga vershimi i ujerave te Drinit dhe te Matit ultesirave mes Tales e Treshit bashke me nje grup shokesh ushtare. Ishin fshataret e atyre aneve qe kishin banesa ne ndonje fare lartesie ku nuk arrinin ujerat te cilet na strehuan ne dhe bashkefshataret e tyre te permbytur. Shteti as qe deshi tia dinte ndonese Ulza e Shkopeti njoftonin per shkarkime te njepasnjeshme. Me sa mbaj mend organet e shtypit asohere nuk dhane njoftime te hollesishme per cka po ndodhte ndonese siperfaqet e permbytura nuk ishin me pak se keto te Nenshkodres. Nuk folen as per shpendet lopet a delet e mbytura te fshatareve qe notonin me bark te fryre siper ujerave duke te kujtuar ditet e kiametit as per ndonje barke te marines ushtarake me dy marinare siper te cilet silleshin rreth e rreth sikur kishin dale per shetitje e per sehir. Le qe c mund te benin dy djem te sherbimit ushtarak te detyrueshem me shume sesa te raportonin ne komande Pervec atyre djemve qe zbatonin nje urdher une nuk di te kete ardhur ndonje udheheqes nga ata qe digjeshin per popullin.
Me ne fund per zgjidhjen. Autori i shkrimit duke bere lojera fjalesh meton te gjeje zgjidhje teper origjinale per te kapercyer keso situatash. Propozon te pakten dy parlamente. Nje me keta deputete qe sipas tij jane te pandershem toptan. Nje tjeter me deputete te ndershem. Duke vazhduar shakane perfundimisht i dalka te themelojme nje shtet me dy kryeqytete nje ky qe eshte dhe nje te ri te quajtur Fillimngazero
Ke gjetur kohen i nderuar analist te besh shaka e te japesh leksione. Apo me fillim nga zero rrekesh te na kujtosh vitin e mbrapshte 1997 kur ca ish te perndjekur politike u perpoqen ta shpetonin njerezine me ate te quajturin Forumi per Demokraci qe u dha krahe rebeleve