Nuk ndalen studentët, të rinjtë njoftojnë sërish protestë nesër në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit
Studentët dhe të rinjtë kanë njoftuar se do të rikthehen sërish në protestë ditën e nesërme, në orën 14:00, para Ministrisë së Arsimit.

Pas protestës së sotme në Tiranë, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje me policinë, të rinjtë duket se nuk kanë ndërmend të ndalen, duke paralajmëruar vijimin e tubimeve.
Protesta e radhës pritet të zhvillohet në të njëjtin vend, ku studentët do të mblidhen për të shprehur kërkesat dhe pakënaqësitë e tyre.
Gjatë protestës së sotme, situata u përshkallëzua në disa zona të kryeqytetit, ku policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion për shpërndarjen e protestuesve.