“Nuk hapi partinë”, Kokalari tregon çfarë “e fundosi” Berishën: Në mënyrë absolute, koalicioni me Ilir Metën
Evi Kokalari ka komentuar disfatën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet vendore, teksa ka renditur edhe disa prej arsyeve që sipas saj prodhuan atë rezultat.
Kokalari e gjen problemin te koalicioni me Ilir Metën dhe dështimi i Berishës për të hapur partinë dhe për ta bashkuar atë.
Gjithashtu Kokalari përmendi parregullsitë dhe manipulimet në disa procese votimesh të brendshme në PD, si arsye pse demokratët u zhgënjyen dhe braktisën Berishën dhe partinë.
“Ka shumë arsye për këtë humbje. Unë personalisht ia kam vënë fajin më të madh koalicionit me Ilir Metën. Por gabimi ka filluar që në Kuvendin e kaluar ku pati manipulime të votës. Janë disa gjëra bashkë, dhe u pa dukshëm që Berisha nuk kishte asnjë dëshirë për ta hapur partinë, por i mori frymën duke dashur të ketë kontrollin.
Unë kam folur hapur dhe i kam folur privatisht atij. Ai pati një shtytje mbrapsht. Nuk ishin gjëra të vogla, Forumin Rinor, ne e pamë se çfarë u bë aty. Këtu u duk haptazi që Berisha nuk kishte në mendje një rithemelim, por një zakon shumë i vjetër për të marrë pushtetin, për të shpëtuar nga problemet që kishte.
Ajo që e fundosi, në mënyrë absolute ka qenë koalicioni me Ilir Metën. Ai duhet të negocionte me PD-në e Alibeajt. Në tre mars, kur ia hoqën logon dhe ia dhanë Alibeajt, ai duhet të evitonte të shkonte me logon e Ilir Metës”, deklaroi Kokalar në emisionin “Të Paekspozuarit”.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
