E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk i dhanë leje të varroste babanë, i dënuari tenton të vetëvritet

Pamje e jashtme e burgut / foto arkiv

Një 35-vjeçar që po vuan dënimin në burgun 325 në Tiranë kërcënoi sot me vetëvrasje, pasi autoritetet e burgut nuk i dhanë leje për të marrë pjesë në varrimin e të atit.

Hasan Demiraj, 35 vjeç, i ndodhur në gjendje të rënduar psikologjike pas humbjes së të atit, të cilin nuk ka mundur ta përcjellë për në banesën e fundit, kërcënoi se do të hidhej nga lartësia 3 m.

Ai ka fajësuar drejtuesit e burgut për situatën në të cilën ndodhet, duke u shprehur se vetëvrasja e tij do tu rëndojë në ndërgjegje. 35-vjeçari është neutralizuar më pas nga efektivët e burgut. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›