Gjirokastër, sekuestrohet 100 kg marjuanë

Lëndë narkorike, foto arkivi
Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar mbrëmë gjatë një operacioni antidrogë një sasi prej 100 kilogram lënde narkotike të tipit marjuanë.
Burime nga policia bëjnë me dije, se droga është kapur në fshatin Mongo të Gjirokastrës, ndërsa janë shpallur në kërkim 4 persona.
Ndërkohë policia e Gjirokastrës po vijon hetimet për identifikimin dhe kapje e autorëve. /Entela Bani/