Nuk i lëshon kemp, karrigen në kokë mjekut
Mjeku Thoma Nini është dhunuar gjatë ditës së sotme në spitalin e Korçës, duke marrë dëmtime të shumta. Ai është goditur në kokë nga një 61-vjeçar, i cili është arrestuar nga policia.
Burime pranë kësaj të fundit bënë me dije se Hajdar Bregu, nga fshati Libonik, e ka qëlluar me karrige në kokë mjekun në ambientet e Sanatoriumit të Korçës.
Këto burime thanë se shkak për dhunën ndaj mjekut, është bërë fakti se ai nuk i ka lëshuar një kemp 61-vjeçarit.
Mjekët e Korçës pas këtij rasti kanë bërë me dije se do të zhvillojnë një protestë ditën e nesërme, duke qenë se sipas tyre, rastet e dhunës ndaj bluzave të bardha në këtë qytet, janë të shpeshta.
