Nuk i mungon Franca

Nga Express më 31 mars 2011 në ora 17:19
Sulmuesi i Chelseas, Nicolas Anelka ka theksuar se nuk i mungojnë paraqitjet për Kombëtaren e Francës, pasi është i lumtur që nuk është më pjesë e Les Blues.
Anelka u pensionua nga futbolli ndërkombëtar pas fushatës zhgënjyese të Francës në Kampionatin botëror 2010, gjatë së cilës ishte kthyer në shtëpi nga selektori i atëhershëm Raymond Domenech.
“Nuk më mungojnë paraqitjet me ekipin kombëtar, jam i lumtur që jam jashtë saj”, tha Anelka për ueb faqen zyrtare të Chelseas.