E Shtunë, 31 Tetor 2026

Princi Harry zhytet në Arktik

Nga Express më 31 mars 2011 në ora 17:00

“Ec me të plagosurit”, organizata që merret me mbledhjen e fondeve për ushtarët invalidë të luftës, shpreson se do të arrijë qëllimin e saj – të jenë ushtarët e parë me këmbë të amputuar, të cilët do të ngjiten “në kulmin e botës”.

Për të treguar mbështetjen e tij, u është bashkuar edhe princi Harry, i cili dëshiroi të provojë se si duket ekspedita në Oqeanin Arktik.

Princi Harry po përgatitet për dasmën e vëllait të tij, e cila do të mbahet për më pak se një muaj, transmetojnë mediet britanike.

Gazetarët e pyetën princin britanik nëse do të përgatisë dollinë, në çka ai u përgjigj:

“Të shkruaj fjalimin në tendë në minus 40? Nëse ka kohë, ndoshta do të mendoj pak se çka të them në dasmë, por lapsin e letrën nuk e kam marr me vete. Këtu jam për këta djem dhe vetëm për ta”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›