E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk i pëlqen prostituta, burri e denoncon në polici: Qenka e shëmtuar

LONDER – Policia britanike merr çdo ditë telefonata nga njerëz që bëjnë denoncime të çuditshme, por askush më parë nuk ishte ankuar për bukurinë e një prostitute.

Një burrë në Birmingem i ka telefonuar policisë pasi prostituta që ishte paraqitur në shtëpinë e tij rezultoi më e shëmtuar, në krahasim me përshkrimin që i kishte bërë atij në telefon.

Burri i tha policisë se gruaja e kishte përshkruar veten shumë më të bukur, por në të vërtetë ishte e shëmtuar dhe për këtë arsye donte ta denonconte.

Agjentët që iu përgjigjën telefonatës thanë se gruaja nuk kishte bërë asgjë të kundërligjshme dhe për këtë arsye nuk mund të merrnin asnjë masë ndaj saj.

Sipas 'The Sun', policia e ka identifikuar mashkullin dhe i ka dërguar një letër paralajmëruese, për faktin se blerja e seksit është e paligjshme dhe rrezikon deri në 6 muaj burg.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›