BB serish optimiste per Shqiperine: Rritje ekonomike prej 1.8% Eglantina Nasi
Banka Boterore vazhdon te paraqitet optimiste mbi ecurine e zhvillimeve ekonomike ne Shqiperi, duke i ruajtur parashikimet pozitive mbi trendin rrites te tyre. Nje dukuri e tille bie ne sy edhe ne raportin me te fundit te publikuar nga ky institucion i njohur financiar nderkombetar, “Perspektivat Ekonomike per Evropen dhe Azine Qendrore”. Sipas te cilit, Shqiperia gjate ketij viti do te vazhdoje ne rrugen e rritjes ekonomike, duke i dhene asaj nivelin parashikues prej +1.8%. Nivel ky i ngjashem me ate te publikuar vetem para tre muajsh, prej eksperteve te BB-se, ne kuadrin e Takimeve te Pranveres. Qe do te thote ne terma praktike, se institucioni i Bankes Boterore ruan per Shqiperine nje parashikueshmeri pozitive ne teresi, per ecurine e saj ekonomike. Por edhe nje tregues ky ne dukje me i larte sesa ai i vendeve te tjera te rajonit, si Maqedonia apo Mali i Zi etj. Nderkaq, duke vijuar referimin mbi te dhenat e raportit. “Perspektivat Ekonomike per Europen dhe Azine Qendrore”, ekspertet citojne gjithashtu per Shqiperine se rritja ekonomike ne vitin e ardhshem 2014, do te jete ne nivelin prej 2.0%, dhe ne vitin 2015, do te arrije deri ne nivelin prej 3%. Duke folur keshtu qarte per nje trend rrites te ekonomise sone ne teresine e saj nga viti ne vit. “Shqiperia do te perfitoje gjate vitit 2013, edhe nga nje kontribut me i larte i bujqesise ne ekonomine e saj”, eshte nje citim tjeter qe jepet ne kete raport mbi vendin tone. Gjithashtu, ky i fundit jep nje parashikim pozitiv ndaj vendit tone, duke e vleresuar se ka ndjekur nje politike monetare lehtesuese, duke i reduktuar normat e interesit. Por edhe lidhur me rritjen e investimeve te huaja direkte,
te cilat sipas BB-se, llogariten te zene me shume se 30% te kapitalit fiks. Sikunder, Shqiperia per Banken Boterore, eshte nga ana tjeter, se bashku me Maqedonine dhe Bullgarine, edhe nder vendet me te brishta, pikerisht fale lidhjeve te ngushta tregtare me shtetet qe jane goditur me rende nga kriza ekonomike. Ndersa ne teresi, rritja ekonomike e parashikuar per rajonin e Evropes gjate vitit 2013, sipas eksperteve te BB-se, do te jete ne nivelin prej 2.8%, nga 2.7% ne vitin 2012 apo 5.6% ne vitin pararendes 2011. Duke pohuar ne te njejten kohe, edhe nje ecuri negative per Rusine, ne nivelin prej 2.3% gjate ketij viti, krahasuar me ate prej 3.4% ne vitin e kaluar.