E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inis Neziri: Dua te kem suksesin e idhullit tim Whitney Houston Yllka Selita

Inis Neziri ishte zeri me i bukur mes 32 femijeve konkurrente ne edicionin e peste te “Gjeniu i Vogel”. Vajza e vogel 12 vjecare, ne nje interviste per suplementin “Summer Time” tregon se cilat ishin emocionet kur degjoi emrin e saj si fituese, por qe me sigurine e nje dive te madhe te skenes thote, se e ka meritur. Kete siguri ajo e ka percjell edhe nepermjet interpretimeve te saj ne skene per 15 jave me radhe duke mos dale asnjehere ne sfide dhe duke kenduar hite boterore dhe ato shqiptare. Megjithese shume e vogel ajo ka idhull nje kengetare te madhe sic eshte Whitney Houston te ciles sic thote edhe vete kerkon qe t’i ngjaje ne te ardhmen.

Si u ndjeve kur degjove emrin tend si fituesen e “Gjeniut te vogel 5”?

Ishte momenti me i lumtur dhe me emocionues i jetes sime, sepse ishte nje rruge e gjate prej 15 javesh me plot emocione dhe ankth pse jo, sepse te gjithe ishin shume te mire, por mendoj se mundi im u shperblye.

A kishe frike se mund te mos ishe t'i fituesja?

Po kur ti vjen deri ne nate finale pergatitesh si per t’u eliminuar ashtu edhe por te qene fituesja. Nisur nga kjo mund te them se nuk kisha frike.

Cfare do te thote per ty ku cmim?

Ky cmim eshte nje arritje shume e madhe. Te jesh me e mira dhe te marresh vendin e pare mes 32 femijeve te tjere, do te thote shume. Gjeja me me vlere ishte bursa per arsimin e mesem dhe te larte, pa lene menjane edhe nje jave pushime ne Turqi, (sa qejf).

E ndjen veten paksa te famshme tani?

Te famshme??? Besoj se eshte ende here per t’u ndjere e tille, por ndihem e lumtur kur njerez te panjohur me ndalojne dhe me urojne per fitoren duke mos harruar qe te me urojne edhe per suksese te metejshme.

Cfare reagimesh ke marre deri tani dhe cili ka qene komplimenti me i bukur qe te eshte bere?

Reagimi me i bukur per mua ka qene momentin kur u thirr emri im si fituesja e “Gjeniut te Vogel 5”, dhe te gjithe femijet e Gjeniut, pasi edhe ata qe ishin eliminuar gjate javeve ishin ne salle duke e ndjekur finalen, u versulen drejt meje me perqafimet dhe urimet e tyre. Ishte nje reagim qe do ta kujtoj gjate. Sa per komplimente, nuk mund te vecoj asnje tani se kam marre aq shume sa nuk po me kujtohet ndonje ne vecanti

A ke ti nje idhull tendin qe kerkon t'i ngjash?

Ne fakt kam dy idhuj jo nje, dhe do te deshiroja shume qe te behem si ato sepse vertet qe jane zera shume origjinal dhe potent. Whitney Houston dhe Christina Aguilera.

Cfare projektesh ke pas marrjes se titullit per karrieren tende?

Une nuk e di se si do te vazhdoje me tej karriera ime sepse sapo e kam nisur rrugen e kenges por di se do te vazhdoj te kendoj, ndersa projektet vijne me vone.

Kujt ia dedikon fitoren tende?

Fitoren time ia dedikoj familjes time, sepse me kane mbeshtetur shume si nga ana profesionale, ashtu edhe moralisht duke me ndjekur ne cdo hap qe kam hedhur ne kete spektakel, stafit te TV “Klan” qe na ka ndenjur aq afer si dhe jurise profesionale.

Mendon se te behesh e njohur ne kete moshe te re, eshte dicka e bukur apo stresuese per nje femije?

Per mua eshte dicka shume e bukur.

Tashme shkolla ka mbaruar, si do ti kalosh pushimet verore?

Pas pushimeve ne Turqi, mendojme te shkojme edhe ne Himare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›