Matura Shtetërore, sot testi për matematikën, policia masa sigurie
TIRANE - Rreth 49 mijë maturantë në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen sot provimit të dytë të maturës shtetërore, atij të Matematikës.
Sikurse në provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, edhe testi i Matematikës parashikohet të ketë pyetje të nivelit mesatar të vështirësisë. Teza do të përmbajë 25 pyetje, ku 13 prej tyre janë me shtjellim, kurse pjesa tjetër janë me alternativë.
Provimi është përcaktuar të fillojë në orën 10:00 dhe do të zgjasë për rreth 2 orë e gjysmë, ndërkohë që prezenca e maturantëve kërkohet të paktën një orë e gjysmë më përpara dhe të pajisur me një mjet identifikimi. Edhe në këtë testim, maturantët duhet të tregohen të kujdesshëm që t’u përmbahen rregullores së hartuar mbi kushtet e dhënies së provimit, në mënyrë që të mos penalizohen me mosnjohje të rezultatit.
Provimi i radhës është ai i lendeve me zgjedhje qe zhvillohet në datën 29 qershor.
Ndërkaq edhe Drejtoria e Policisë së Tiranës, bazuar në Urdhrin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit “Mbi marrjen e masave për mbarëvajtjen e procesit të Provimeve të Maturës Shtetërore 2012 - 2013", si dhe në kërkesat e Drejtorive Arsimore Rajonale të Qarkut të Tiranës, Zyrës Arsimore në Kavajë, ka marrë masat për ruajtjen, sigurimin e mjediseve ku do të zhvillohen Provimet e Maturës si dhe gjatë transportimit të materialeve të tyre.
Masa të veçanta janë marrë në 4 Drejtoritë Arsimore, duke marrë masa për 40 shkollat ku do të zhvillohet provimi.
Policia konfirmon se ka planifikuar dhe do të ndjekë me precedencë zhvillimin normal të Provimeve të Maturës Shtetërore 2012-2013, që do të zhvillohen në muajin Qershor e Korrik 2013, duke përmbushur të gjitha detyrimet e përcaktuara në lidhje me marrjen e masave për organizimin e shërbimeve, për sigurimin e rendit e të qetësisë publik.
(er.nu/BalkanWeb)