“Nuk i torturova të plagosurit, nxora kufomat nga blindi”
12/05/2010 Tragjedia e Cërrikut, Met Bozi shfajësohet pas dëshmisë së gardistit Gjoka
Bozi mohon të ketë qenë nënkryetar i PS-së, deklaroi se më 23 maj u ndodh rastësisht
TIRANË- Dëshmia tronditëse dhënë një seancë më parë nga ish-gardisti, Petrit Gjoka, i plagosur në masakrën e Cërrikut më 23 maj 1997, detyroi të pandehurin Met Bozi, të japë një deklaratë për gjykatën. Ai tha se Petrit Gjoka e akuzoi se ka kërcënuar të plagosurit, ka drejtuar me një radio që mbante në dorë pyetjet ndaj tyre dhe u ka thënë se do t’i digjte ashtu si ishin djegur kolegët e tyre brenda në blind. Po kështu Bozi u shpreh se Petrit Gjoka ka përmendur edhe faktin se e zonja e shtëpisë i ka thënë se ata i vrau politika dhe se në shtëpinë e saj të pranishëm ishin kryetari dhe nënkryetari i PS-së. Ai i tha gjykatës se nuk ka kërcënuar njeri, nuk ka drejtuar intervistën për dy të plagosurit. Ndërsa faktin se është gjendur atë ditë pranë vendit të ngjarjes e ka quajtur të rastësishëm. “Unë kam qenë atë ditë afër elektrikut që ndodhet pranë shtëpisë së Yqmet Bogollit, pasi më kishte kërkuar ndihmë Sopot Curri që i kishin hedhur një granat në shtëpi. Mora në telefon policinë e Elbasanit dhe ajo nuk doli. Gjeta një numër telefoni të prefekturës. Kërkuam ndihmë për të hequr granatën”,- tha Bozi. Më tej shpjegoi se nga prefektura e Elbasanit ishin interesuar çfarë po ndodhte në Cërrik. I pandehuri u ka thënë se në Cërrik kishte hyrë policia dhe po ndeshej me qytetarët. “Unë lashë telefonin dhe dëgjova se Yqmet Bogolli me gruan e tij Fiqireten po bërtisnin se i kishte marr policia djalin dhe do ta vrisnin. Në atë moment mora vesh se në shtëpinë e tyre ishin dy të plagosur. Burri i saj rrinte te dera dhe nuk linte njeri të futej brenda”, - vazhdoi ai. Ai tha se ka vajtur sërish te elektriku dhe ka marr në telefon spitalin e Elbasanit. “Unë vajta sërish tek shtëpia e Yqmet Bogollit për të parë nëse kishte ardhur infermieria. Ne nuk mund të futeshim brenda po të mos donte burri i shtëpisë. Ata ishin shumë të njohur në Cërrik edhe nga djemtë e tyre. U futa brenda në një dhomë shumë të vogël dy me dy”, tha Bozi. Ka parë një burrë me një kamerë dhe shtetasin Besim Dybeli që pyeste të plagosurit. Nuk mbante mend mirë, por tha se ai me kamerë e kishte emrin Malo ose Bajram. Nuk ka dëgjuar asgjë se çfarë pyetjesh janë bërë në drejtim të dy të plagosurve. Por gjithsesi vet Bozi me ato që tha në seancë ishte shumë i informuar për gjithçka që ndodhte në qytet. Ndërsa dëgjonte dhe shihte të plagosurit, ai merrte informacione edhe për gardistët e djegur. “Në atë kohë mora informacionin se në shesh janë disa gardistë të djegur. Afër blindit pashë Sul Tafën dhe një tjetër me mustaqe që po nxirrnin kufomat nga blindi. Burri me mustaqe ishte mbi blind nxirrte trupat dhe na i jepte mua me Sulën. I nxorëm dhe pastaj vajta tek kinemaja tërhoqa një perde për t’i mbuluar. Sul Tafa iku në shtëpi, ndërsa unë çova një fëmijë për të lajmëruar ambulancën për të marrë kufomat. Kufomat qëndruan aty deri pasdite vonë. Kur erdhi ambulanca mua më thirri shoferi se e njoh. E ndihmova për të hipur kufomat dhe për t’i çuar në morg”, tha Bozi.