Helmimi, shtrohen urgjentisht 70 nxënës shkollash
12/05/2010 Pas fluksit prej 103 pacientësh të një nate më parë. Priten analizat e ujit, mbyllet ujësjellësi
FIER- Rreth 103 pacientë me shenja helmimi janë paraqitur në spitalin e Mallakastrës deri në orën 02.00 të ditës së djeshme. Burimet nga spitali pohojnë se pacientët kanë ardhur në grupe dhe me shenja të qarta helmimi. Kishin diarre, të vjella temperaturë të ulët, dridhje trupi pohon mjeku i urgjencës, Luli. Sipas mjekëve të urgjencës së Fierit, 19 prej pacientëve të shtruar në spitalin e Mallakastrës janë dërguar në spitalin rajonal Fier për shkak se gjendja e tyre ishte dhe më e rënduar.
Të helmuarit
“Gjendja e pacientëve është e normalizuar, 8 u shtruan në spital në repartin e infektivit për ndihmë më të kualifikuar, ndërsa 12 pasi morën serum u dërguan në shtëpi”, tha mjeku E. Kallashi. Një nga të helmuarit Enver Myrto thotë për gazetën “Metropol”: “Po bëj tre ditë me shenja të tilla. Shkoja në spital merrja mjekim, kthehesha në shtëpi dhe sapo përmirësohesha përsëri më fillonin shenjat e sëmundjes. Diarre, dridhje trupi, dobësi dhe të vjella. Mbrëmë në orët e vona të darkës jam shtruar në spitalin e Fierit. E ndjej trupin më mirë”. Sipas drejtoreshës së spitalit, Donika Alujshani, situata është normale dhe priten të dalin zyrtarisht shkaqet e helmimit. Është çuar në laboratorin bakteriologjik mostra të ujit të pijshëm, pasi dyshohet që ai të jetë shkaku, gjithsesi për momentin shkaku është i pazbardhur. Në spitalin e Mallakastrës kanë shkuar Drejtori i Shëndetit Publik Fier Vasillaq Dhami, Shefi i Shërbimit Infektiv Ali Pelaj, si dhe specialist të tjerë. Momentalisht janë të shtruar rreth 35 pacientë me gjendje shëndetësore të stabilizuar.
Helmimi
Helmi masiv dhe simptoma e çuditshme zanafilla e së cilës ende nuk është gjetur ka vazhduar edhe përgjatë mbrëmjes së djeshme dhe paradites së sotme.
Të paktën 60 fëmijë të shkollave të mesme dhe 9-vjeçare kanë kërkuar ndihmë dhe kanë marrë serum apo mjekime të tjera. Për shkak të numrit të madh fëmijët janë vendosur nga dy në shtretër. Për këtë arsye kaotike, 3 shkolla ku përfshihen 2 shkolla 9-vjeçare “5 Shkurti” dhe “4 dëshmorët”, si dhe shkolla e mesme e bashkuar “Dervish Hekali” në qytetin e Ballshit janë mbyllur për ditën e sotme, pasi dhjetëra fëmijë dhe adoleshentë linin orën e mësimit në orët e para të mëngjesit dhe shkonin së bashku me të afërmit e tyre në spitalin e Ballshit, kapaciteti i së cilës është jo më shumë se 35 shtretër. Në këtë mënyrë, sipas bluzave të bardha lokale, serumet, lavazhet dhe mjekimet e tjera akute kanë qenë të përdorshme për pacientët e vegjël, ndërsa kanë qenë të detyruar t’i vendosnin dy e nga dy në shtretërit e paktë të spitalit. Një pjesë e vogël e tyre është nisur në spitalin pediatrik të Fierit dhe atë civil, por gjithsesi sipas burimeve nga Drejtoria e Ndërmarrjes së Ujësjellësit në qytet, është ndërprerë furnizimi i ujit të pijshëm deri në zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
Mjekët
Me një fluks më të ulët, por gjithsesi vazhdojnë që në spitalin e Mallakastrës të paraqiten pacientë me shenja intoksikacioni. Drejtoresha e këtij spitali Luljeta Bregasi tha për gazetën se "Prej datës 8 maj kanë filluar rastet e para me helmim. Fillimisht kanë qenë rastet me helmime ushqimore sallam dhe akullore. Kemi pasur 3 raste fëmijë shkollash. Në datën 9 fluksi ka ardhur duke u shtuar dhe mëngjesin e datës 10 maj pothuajse ka arritur kulmin. Në orët e vona të mbrëmjes së kësaj date kemi 102 raste që u kemi dhënë ndihmë mjekësore me perfuzione dhe 19 raste i kemi dërguar në Fier, pasi paraqiteshin në gjendje më të rënduar. Nga ora 02.00- deri në orën 11.30 minuta kanë marrë perfuzione rreth 50 pacientë, të cilët pasi përmirësohen largohen nga spitali dhe vijnë të sëmurë të tjerë. Gjatë orës së fundit shikojmë se fluksi i pacientëve po bie dhe nuk është më ai orëve të para. Kanë ardhur drejtuesit e Shëndetit Publik dhe të repartit infektiv, nga Fieri kanë marrë analizat dhe kampionët e ujit, kanë ndenjur deri në orën 02.00 të mëngjesit të sotëm dhe tani janë rikthyer përsëri. Janë marrë kampione për analizat e koprakulturës, janë analizuar burime të ndryshme të ujit. Mendojmë që shkaku është uji i pijshëm gjithsesi presim analizat. Analizat e përbërjes së nititeve dhe amoniakut në ujë kanë përfunduar dhe janë normale. Nesër marrim dhe përgjigjen e analizës së koprakulturës dhe mendojmë se burimi është uji, me këtë masiv që është. Pacientët janë kryesisht të qytetit të Ballshit, por edhe banor që kanë pirë ujë apo kafe në qytetin e Ballshit. Të gjithë pacientët i lidhin shkaqet me ujin.
Drejtoresha e spitalit të Fierit, Donika Alujshani, pohon se: Në Fier gjatë këtyre orëve janë paraqitur 4 raste. Një rast është shtruar në spitalin e pediatrisë, ndërsa 3 rastet e tjera janë trajtuar me mjekim ambulator. Pacientët janë të të gjitha moshave.
Flasin pacientët
Familjari Kujtim B thotë: "Kam shtruar vajzën e vëllait është në vit të tretë të shkollës së mesme. Ajo u nis për në shkollë dhe befas ju shfaqën shenja të helmimit dhe e sollëm menjëherë në spital ku po merr serume. Pavarësisht nga rrëmuja unë falënderoj shërbimin e personelit mjekësor veçanërisht infermieret. Sa erdhi në spital e shtruan. E interesimi është maksimal. E keqja është psikoza e frikës. Më shumë situata ndërlikohet nga numri i madh i familjarëve që shoqërojnë të sëmurët. Në një të sëmurë ka 4-5 shoqërues çka rrit tensionin". Pacientja Valbona. B tregon: Kisha dhimbje barku dhe diarre. Menjëherë sa erdha më shtruan dhe më dhanë serum. Në mëngjes kur u nisa për në shkollë isha mirë". Ndërsa një tjetër pacient Agim K. 19 vjeç thotë: "Sapo u shtrova më futën në serum. Po marr mjekimet e para. Fillimisht ndjeva dhimbje barku, pështjellim, dobësi e cila më vonë u shoqërua me diarre. Kisha dhimbje dhe fryrje të barkut. Kam konsumuar ushqime të zakonshme. Uji në shtëpi na vjen si i ndotur, me ngjyrë".
Në kopshte asnjë i helmuar
Në kopshtet apo çerdhet e qytetit nuk është konstatuar asnjë rast me helmim. Ballshi është përfshirë nga një valë paniku pa fund. Edhe dje situata është paraqitur alarmante për sa u përket rasteve të helmimit që u shfaqën në një numër që tashëm i kalon të 250. Përgjatë gjithë ditës së djeshme kanë vijuar prurje dhe fluks pacientësh, të cilët kapin mosha të ndryshme nga 7 vjeç deri në 70 vjeç. Gjithçka duket se ka qenë e shoqëruar me një dyndje masive dhe situatat që paraqiteshin ishin të ndryshme, por shumë të komplikuara. Rastet ishin me simptomat diarre, të vjella dhe temperaturë në disa raste. Ajo çka shfaqet që në hyrje të spitalit të Ballshit është një mbingarkesë pacientësh, shumë prej tyre marrin serumet dhe mjekime të tjera në ambientet e korridorit të spitalit, ndërsa shumë të tjerë janë vendosur nga dy vetë në një shtrat për shkak të kapaciteteve të vogla. Në spital vihej re një mbidyndje edhe nga uniformat blu të komisariatit të Ballshit, përfaqësues nga Instituti i Shëndetit Publik Fier dhe Ballsh, nga instituti i kujdesit shëndetësor Fier, përfaqësues të institucioneve vendore, si dhe mjekë në gatishmëri. Edhe sot shumë persona që kanë pasur nevojë për hospitalizim janë nisur drejt Fierit. Këtu po vazhdojnë të jenë nën këqyrjen e mjekëve. Ndërkohë uji vijon të rrjedh në çezmat e familjarëve, por ata janë njoftuar që të mos e përdorin atë deri në një njoftim të dytë. Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë ka mbyllur përkohësisht Ujësjellësin e Ballshit deri në daljen e analizave mbi kampionët e ujit të marrë në këtë ujësjellës. Ujërat e zeza me ato të bardha mund të jenë bashkuar në disa pika të panjohura të qytetit, çka ka bërë që disa ekspertë të ndryshëm të bëjnë kërkime edhe në terren. Ndërkohë për këtë problem do të flasin edhe analizat.
Spitali
Flet drejtoresha Luljeta Bregasi:
Mund të jetë epidemi jo nga uji
Drejtoresha e spitalit të Ballshit, Luljeta Bregasi, është shprehur se “Shumë raste janë dërguar në Fier, pasi paraqitet e papërballueshme situata në spitalin tonë me fluksin e pacientëve që shfaqen. Simptomat e helmimit janë në fazën e parë. "Pacientët nuk janë rëndë. Aktualisht marrin mjekim për intoksikim. Me pak fjalë marrin serumin dhe largohen në shtëpi me përjashtim të disa të tjerëve që janë shtruar, pasi janë më rëndë. Nuk di se çfarë të them, por fakti që në spital ka prurje nga zona rurale në të cilat nuk shtrihet i njëjti tubacion uji na bën të mendojmë që mund të mos jetë helmim nga uji, por ndonjë sëmundje si dizanteria, salmonel, shigel etj. Perfuzion u janë marrë të gjitha rasteve, janë reanimuar dy persona. Të tjerët janë më lehtë. Momentalisht kapaciteti i spitalit po përballon dhe do të përballoj deri në 1 mijë persona, por për sa u përket ambienteve të ngushta ne nuk kemi çfarë të bëjmë. Ne presim përgjigjen përfundimtare të analizave, të cilat kërkojnë tre ditë që kjo kulturë të zhvillohet”. Në Drejtorinë e Ujësjellësit, ndërkohë ka mbërritur një grup hetimi nga Tirana me specialistë të krimit ekonomik. Ata dhe drejtori Shyqo Meta kanë qëndruar në bisedime me dyer të mbyllura për më shumë se 2 orë. Mësohet se të ardhurit që merren me hetimin kanë kërkuar një sërë dokumentesh, të cilave u kanë marrë edhe nga një kopje, ndërsa kanë pyetur në detaje drejtorinë e ujësjellësit.
Anila Moci, shefe e epidemiologjisë në Fier, ka deklaruar se janë marrë të gjithë kampionët e duhura dhe kjo çështje do të mbetet në këqyrje deri në përfundim të procesit. Sipas Mocit, analizat e para tregojnë se nuk ekziston mundësia e një helmimi me lëndë kimike, pra çka hedh poshtë mundësinë e një helmimi të qëllimshëm ët ujit. “Analizat paraprake të ujit janë mirë. Edhe treguesit fiziko –kimik që ne i kishim merak dolën mirë. Tashëm po presim përgjigjet e analizave mikrobiologjike, të cilët mund të mbërrijnë nesër ose pasnesër. Jemi përpara një situate të mesme dhe nuk ka vend për panik. Gjithçka është nën kontroll. Anamnezat janë të njëjtat dhe disa me temperaturë”.
Policia
Merren në pyetje të gjithë punonjësit e ujësjellësit
Paralel më marrjen e masave spitalore për t’u ardhur në ndihmë pacientëve edhe policia ka nisur hetimet në rrugë zyrtare. Drejtoria e Policisë Qarkut në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit gjyqësor Fier formuan 2 grupe hetimore dhe po hetojnë ngjarjen. Kreu i uniformave blu Hasan Hasanaj ka deklaruar se tashmë janë marrë në pyetje të gjithë personat që kanë pasur lidhje me shpërndarjen e ujit në qytet. “Është pyetur roja që qëndronte tek depot e ujit, drejtori i ujësjellësit, ndërsa në vendet e pompave janë vendosur grupe të posaçme nga radhët tona, të cilat po mbajnë nën këqyrje gjendjen. Nuk kemi asnjë rezultat në dorë. Po hetojmë dhe do e njoftojmë opinionin publik sapo të dalim më një përfundim se cili qe shkaku i vërtetë që çoi në këtë situatë alarmante”. Ndërkaq, Drejtoria e Policisë së Qarkut, në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit gjyqësor Fier, kanë ngritur dy grupe hetimore dhe po hetojnë ngjarjen në fjalë. Këta të fundit kanë komunikuar dje edhe me ekspertët e ardhur nga Tirana.
Deputetja e zonës Ermelinda Meksi sapo është njohur me situatën e pazakontë është nisur drejt Ballshit ku ka marrë takim me pacientët, është njohur me simptomat e tyre dhe gjendjen aktuale. Deputetja ka folur edhe me mjekët dhe ka kërkuar që të japin sa më shumë kontribut në përballimin e situatës. Ndërkohë Meksi nuk ka mundur të anashkalojë edhe përgjegjësitë që sipas saj duhen ndëshkuar.