E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk jemi ne fajtoret e vetem

BP

Kompania britanike e naftes BP ne vleresimin e pare zyrtar te shkaqeve qe cuan ne derdhjen katastrofike te naftes ne Gjirin e Meksikes tha se disa kompani e jo vetem ajo duhet te fajesoheshin. Si pasoje e shperthimit te platformes se naftes ne muajin prill te ketij viti humben jeten 11 punetore. Situata e krijuar pati pasoja te renda mbi peshkimin komercial si edhe turizmin. Nje raport i brendshem i BP-se tha se nuk kishte nje faktor te vetem qe kishte nxitur katastrofen por ne fakt behej fjale per nje kombinim kompleks gabimesh teknike dhe njerezore. Raporti thote se nje gabim kyc ishte kur si BP ashtu edhe kompania Transocean qe kishte ne pronesi platformen e naftes pranuan ne menyre te parregullt nje test presioni. Gabime pati edhe ne cimentimin e fundit te pusit per te bllokuar gazin dhe naften. Hetime te tjera lidhur me katastrofen jane duke u kryer dhe ndoshta me i rendesishmi eshte hetimi penal i kryer nga Departamenti amerikan i Drejtesise. British Petrolium po perballet me kerkesa ligjore per demshperblime me vlere miliarda dollaresh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›