E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miliona femije vdesin qe ne vitet e para

Alarmi

Miliona femije te cilet vdesin ne pese vitet e tyre te para mund te shpetohen ne qofte se vendet e tyre jane me te perqendruara per te ndihmuar familjet e varfra. Kjo eshte gjetja e nje raporti nga organizata bamirese nderkombetare Save the Children. Save the Children ka publikuar raportin e vet Nje shans dinjitoz per jete ne prag te nje takimi ne fund te ketij muaji ne Nju Jork kur udheheqesit e botes do te vleresojne perparimin e objektivave te zhvillimit te mileniumit i cili ka per qellim zvogelimin ne menyre dramatike te varferise dhe vuajtjeve ne bote deri ne vitin 2015. Raporti arrin ne perfundim se vdekjet e 4 milione femijeve mund te ishin parandaluar ne 10 vitet e fundit nese qeverite do te ishin perqendruar ne te njejtin nivel per te ndihmuar familjet e varfra sikurse kane ndihmuar ato me te pasura. Vdekshmeria e femijeve shpresohej te bjere rreth 60 per qind deri me 2015-n por kjo eshte shume larg ketij objektivi. Jasmine Whitbread kreu i Save the Children thote se afer 9 milione femije nen moshen 5-vjecare vdesin cdo vit. Ajo thote se qeverite e gjejne me te lehte ose me te pershtatshme per te ndihmuar grupet me te ardhura te mesme. Save the Children e pershkruan kete prirje ne mesin e vendeve ne zhvillim si trajtimin e frutave ne lartesi me te ulet por thote se nese me te varfrit behen prioritet atehere kjo eshte menyra me e sigurt per te zvogeluar vdekshmerine e femijeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›