E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk jepen fonde per Ujesjellesin, 60 punetore, 16 muaj pa rroge

Pagesat e punonjesve te Ndermarrjes se Ujesjellesit te Koplikut ka vite qe jepen ne menyren me paradoksale. Mesohet se 60 prej tyre kane kaluar plot 16 muaj qe punojne pa u paguar, ndonese disa here eshte kerkuar nga organet perkatese qe te merren masat per te eliminuar kete “metode” te dhenies dhe menaxhimit te fondeve qe bie ne kurrizin e familjeve te tyre. Nese ky kalvar do te vazhdoje, perfaqesia e punonjesve kercenon me nje greve pa afat deri ne zgjidhjen e problemit. Vete punetoret shprehen se disa here kane menduar ta lene plotesisht punen, por largimi i tyre do te krijonte nderprerje te furnizimit me uje te bashkeqytetareve. Nje nxitje tjeter per te vazhduar punen ka qene dhe shpresa se do i merrnin pagat. Nisur nga keto faktore, punonjesit kane vazhduar punen pa e nderprere asnjehere, por pagesat e tyre gjithmone vononin me teper se nje vit. Shqetesimit te punonjesve te Ndermarrjes se Ujesjellesit te Koplikut i eshte bashkuar vazhdimisht edhe drejtori i saj, Ramadan Bajrami. Ai thote se, “ankesat i ka percjelle zyrtarisht ne institucionet perkatese vendore, si dhe ne ministrine e linjes, por problemi ende nuk ka marre zgjidhje”.

”Anomalite ne kryerjen e pagesave te punonjesve te ndermarrjes qe drejtoj jane krijuar nga fondet e pakta qe i jane vene ne dispozicion vit pas viti institucionit, si dhe nga borxhet e mbartura”, shpjegon Bajramaj. Sasia e parave qe i vihet ne dispozicion Ndermarrjes se Ujesjellesit te Koplikut eshte disa here me e vogel se ajo e perllogaritur nga specialistet dhe e kerkuar nga drejtuesit, sa nuk mjafton as per pagat e jo me per investimet qe duhen bere. Ne vitin 2007, Ndermarrjes se Ujesjellesit iu akordua nje fond prej vetem 3 milione lekesh te reja, i cili mjaftonte vetem per te mbuluar borxhet e prapambetura te nje viti me pare. Ky fond u perdor i gjithi per te plotesuar pagat e prapambetura per vitin 2006, si dhe per riparime te vogla te domosdoshme ne rrjetin e demtuar. Nderkohe per vitin 2007 nuk u dhane fonde shtese, duke bere qe situata te perkeqesohet e punonjesit te mos marrin as pagat e ketij viti.

R. Llazari


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›