E Shtunë, 31 Tetor 2026

Historia 30-vjecare e uzines se baterive

Uzina e baterive eshte nje prej veprave te kohes se monizmit e cila eshte ndertuar rreth viteve ’70, ne nje ambient te pabanuar dikur ne Berat. Ajo e humbi funksionin e kohes, me ndryshimin e sistemeve, ndersa pas viteve ’90, zona ku ndodhet, eshte populluar, duke u shnderruar ne nje lagje periferike. Por vitet e fundit ne te kryhet aktiviteti per shkrirjen e metaleve qe perftohen prej baterive te dala jashte perdorimit, prodhim i cilesuar sipas akuzes si i kunderligjshem dhe i rrezikshem. Prej vitesh, banoret e kesaj zone kane ngritur zerin rreth ndotjes qe clirohet nga plumbi ne natyre. Ndersa, vete specialistet e bashkise, pas nje inspektimi qe bene pak kohe me pare, e kane cilesuar si te jashteligjshem, me probleme ne dokumentacione, pasi eshte i palicencuar, por dhe per shkak te ndotjes qe shkakton. Sipas prokurorise, nese vertetohet qe aktiviteti shkakton ndotjen e zones, pronari i uzines, Pajtim Daja, do te perballet dhe me akuzen e “prodhimit te lendeve me pasoje shfarosjen”. Daja eshte gjithashtu pronar i televizionit lokal, “Vatra”. Nderkohe, po dje, organi i akuzes vendosi qe deri ne perfundim te hetimeve aktiviteti i kesaj uzine do te mbyllet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›