Arrestohet pronari i Uzines se Baterive
Berat - Pronari i ish-Uzines se Baterive ne Berat, biznes i perfolur per shkaktimin e ndotjes teper te larte ne zonen ku ndodhet, ka rene ne prangat e policise per aktivitet te paligjshem. Pajtim Daja, njekohesisht pronar i nje media lokale, televizioni “Vatra”, eshte arrestuar ne Elbasan, pas nje urdher ndalimi te leshuar nga organi i akuzes, nderkohe qe ne momentin e ndalimit iu gjet dhe nje arme, te cilen e mbante pa leje. Prokuroria vendosi gjithashtu mbylljen e aktivitetit deri ne perfundim te hetimeve dhe nese vertetohet qe aktiviteti shkakton rrezikshmeri per jeten e banoreve, Daja do te akuzohet edhe per vepren penale te “prodhimit te lendeve toksike me pasoje shfarosje”.
Burime zyrtare te Komisariatit te Beratit bene me dije se rreth ores 22:00 te mbremjes se djeshme u be arrestimi i Pajtim Dajes, 51 vjec, pas nje vendimi te Gjykates se Rrethit per vendosjen e mases se sigurise “arrest me burg”, duke ndryshuar ate fillestare “hetim ne gjendje te lire”. Dy muaj me pare do te ishte pikerisht ky organ qe do te deklaronte nisjen e hetimeve ndaj aktivitetit te 51-vjecarit ne ish-uzinen e baterive, qe tashme eshte shnderruar per shkrirjen e metaleve, apo shkrirjen e baterive te ndryshme, te dala jashte perdorimit. Biznesmeni ishte denoncuar shume here ne media nga banoret e lagjes periferike “Uznove” ku ndodhet, per ndotjen e larte qe clirohet ne natyre. Dy muaj me pare nga ana e prokurorise nisen hetimet rreth ketij biznesi dhe ceshtja mberriti per gjykim ne organin e gjyqesorit ne Berat. Prokuroia mesohet se ka gjetur shkelje ne kryerjen e ketij biznesi te palicencuar dhe te kunderligjshem, nderkohe qe nen dyshimet se aktiviteti eshte i demshem per shendetin e banoreve ne zonen e banuar, i kerkoi gjykates qe Daja te gjykohet jo me ne gjendje te lire, por nen arrest, me akuzen e “prodhimit te kunderligjshem te artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore”.
Nje jave me pare, pikerisht me 12 qershor 2008, gjykata do ndryshonte masen e sigurise nga “hetim ne gjendje te lire” ne “arrest me burg” me kerkese te prokurorise. Menjehere pas leshimit te urdhrit te ndalimit, policia e Beratit mundi te siguroi ne rruge operative informacionin se 51-vjecari ndodhej ne qytetin e Elbasanit. Biznesmeni mesohet se udhetonte ne drejtim te Beratit me mjetin e tij tip “Benz”, me targa FR 5120 C. Ne momentin e ndalimit i eshte bllokuar ne mjet dhe nje arme zjarri, te cilen e mbante pa leje, tip pistolete “Berete”, qe u gjet ne kroskotin e makines. Po sipas burimeve te policise, ai do te perballet tashme me akuzen e “prodhimit te kunderligjshem te artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore”, por dhe me ate te “ armembajtjes pa leje”.
Eriola Hazizolli