Grabiten brenda nates 7 makina, dy ishin te bashkise
Hajdutet nuk kursejne as makinat e Bashkise se Gjirokastres. Vetem brenda nje nate jane grabitur 7 automjete ne qytet, duke u marre kasetofone, apo pjese te tjera, qe shiten ne treg te zi. Nje prej te dyshuarve eshte arrestuar ne flagrance nga policia vendore. Burime zyrtare thane se i dyshuari eshte Klodian Cobo, ndersa jane vene ne kerkim te bashkepunetoreve te tij. Kane qene oret e para te dites se djeshme, kur efektivet e policise se Komisariatit te Gjirokastres, jane sinjalizuar se ne lagjen “11 Janari” te qytetit jane vjedhur me thyerje 7 automjete, 2 prej te cilave ne pronesi te bashkise dhe 5 ne pronesi te shtetasve te ndryshem, banore te kesaj lagjeje. “Sipas telefonatave qe kane mberritur ne sallen operative te policise, grupi i mjeteve, te cilat ndodheshin te parkuara anes rruges, eshte vjedhur me thyerje, brenda pak minutash, duke u marre kasetofonet dhe sende te tjera, qe ndodheshin ne keto makina”, thote zedhenesi i policise, Gentian Mullai. Brenda disa oresh eshte bere i mundur identifikimi dhe ndalimi nga policia i njerit prej autoreve te mundshem te grabitjes se ketyre makinave, 20-vjecarit Cobo. “Eshte bere sekuestrimi i 4 kasetofoneve ne cilesine e proves materiale dhe po punohet per identifikimin dhe kapjen e autoreve te tjere te kesaj ngjarjeje dhe gjetjen e sendeve te tjera te grabitura nga makinat”, thone burimet policore.
B. Kore
B. Kore