E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Nuk justifikon pasurinë, Prokuroria e Durrësit dërgon për gjykim prokurorin Petrit Fusha

Prokuroria e Durrësit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish drejtuesin e Prokurorise Se Tiranes, Petrit Fusha nën akuzën e deklarimit të rreme dhe fshehjes së pasurisë.

Nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u dërgua në prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, raporti me rezultatin përfundimtar të hetimit administrativ.

Raporti shërbeu për regjistrimin e çështjes penale, në ngarkim të tij dhe më pas solli marrjen të pandehur te Petrit Fushes.

Ish-prokurori nuk justifikoi burimet e ligjshme të të ardhurave për pasurinë që zotëron dhe si pasojë ndaj tij u regjistrua edhe çështja penale në Prokurorinë e Durrësit.

Ai dha dorëheqjen nga detyra e prokurorit pranë Prokurorisë së Përgjithshme, në vitin 2019, para se të niste procesi i rivlerësimit për të. /vizionplus.tv/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›