E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli thirrje opozites per te votuar ligjet

Mbetjet nga demontimi i armëve janë përdorur nga Ministria e Mbrotjes në bashkëpunim me Bashkine e Shkodrës dhe nje universitet ne SHBA-së, për të ndërtuar në sheshin kryesor të qytetit pranë xhamise së Parrucës dy vepra  arti ''Lulet e Dritës'' dhe ''Paviglioni i Dashurise''. 

Inagurimi i kësaj vepre arti është bërë paraditën e së shtunës nga Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe Ministri i Mbrojtjes Arben Imami. Zonja Topalli kërkoi serish nga  opozita qe të votoje në Parlament tre ligjet për t'i hapur rrugë integrimit të vendit'. “Eshtë absurde që Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian, ku janë shtetas të ndryshëm votuan pro statusit kandidat për Shqipërine, ndërsa grupi socialist nuk pranon të votojë  ligjet për ëndrrën shqiptare”, tha Topalli.

Nderkohe Ministri i Mbrojtjes Arben Imami vlerësoi projektin dhe punen e bërë duke e quajtur si projekti i parë i hapësirës publike në vend.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›