E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk ka bojkot te kryesise se PS-se nga ne por nuk na njofton askush

Intervista Flet sekretari per programin ne Partine Socialiste Andis Harasani

Nuk ka nje bojkot te forumeve socialiste nga deputetet Arben Malaj Andis Harasani dhe Kastriot Islami por nje shmangie te tyre ne menyre te qellimshme. Keshtu shprehet per Shqip Harasani qe eshte njekohesisht sekretar per programin ne PS e qe sipas te cilit ne kete parti tashme vetem flitet per lirine por asgje me shume. Sipas tij levizja per shprehjen e mendimeve dhe platformes se propozuar per modernizimin e partive do te vijoje edhe me tej madje ajo pasi ti prezantohet Kongresit do te perpunohet me te gjithe mbeshtetesit.

Z. Harasani ne mbledhjen e fundit te Kryesise se PS-se tre anetare te saj mes te cileve edhe ju munguan ne te nderkohe qe ishit te angazhuar ne nje aktivitet tjeter politik. Cilat jane arsyet e kesaj mungese

Arsyeja ishte me e thjeshta e mundshme. Sepse ata qe kane deshire te flasin shume per lirine dhe integrimin nuk gjeten kohe te respektojne statutin e partise se tyre ate statut qe kane mbi dy vite qe nuk e respektojne pra te na therrisnin ne mbledhje. Dhe meqe jemi te mosrespektimi i statutit te Partise me kujtohen premtimet e 2005-s kur thuhej qe mbledhjet do te lajmerohen te pakten 5 dite perpara dhe materialet do te jene te gatshme per tu shperndare 3 dite perpara. Sigurisht qe sot askush nuk i kujton me ato premtime.

Do te merrni pjese ne mbledhjen e ardhshme te Asamblese Kombetare Platforma e z. Malaj mendoni se duhet paraqitur ne Kongresin e 5 nentorit

Sigurisht qe do te marr pjese ne mbledhje. Ne kemi vite qe luftojme kunder bojkotit dhe sot shikojme me krenari qe lufta jone pavaresisht terheqjeve te njerit ose tjetrit ka qene e suksesshme. Dhe kjo ska qene aspak lufte per karrige ose per vithe sic e shikojne analiste miope qe punojne me porosi. Te kishte qene lufte per karrige ne i kishim ato karrige. Por ishte beteje per demokratizimin e partise ku militojme pasi e dime te gjithe qe si do jete opozita sot do te jete shteti neser.

Me cdi une z. Malaj do ta paraqese ne kongres platformen tone por te gjithe e dime qe Kongresi me gjithe rendesine e tij nuk eshte tjeter vecse nje hap ne betejen qe kemi ndermarre. Dhe hapi tjeter menjehere pas Kongresit do te jete nje takim dhe me i madh se ai i para disa diteve ne Kombinat pasi ja kemi borxh atyre mbeshtetesve tane aty.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›