E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto fton biznesmenet braziliane te investojne ne Shqiperi

Ne vijim te vizites zyrtare ne Brazil zv/kryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto ishte i pranishem ne forumin e pare te Biznesit Shqiperi-Brazil i cili u mbajt ne Sao Paolo. Haxhinasto pati takime me perfaqesues te Federates se Industrise te Shtetit te San Paolos dhe te Shoqates se Konsujve ne Brazil. Forumi i biznesit midis dy vendeve eshte i pari i ketij lloji organizuar ne Brazil. Ne fjalen e tij pershendetese Haxhinasto deklaroi se Shqiperia ka krijuar nje klime te favorshme per biznesin e huaj dhe ate vendas. Kjo bazohet ne nje rritje ekonomike te qendrueshme dhe ne nje performance ekonomike qe eshte vleresuar edhe nga institucione nderkombetare. Ekonomia shqiptare eshte nje ekonomi e konsoliduar dhe mjaft dinamike e cila ofron mundesi investimi dhe bashkepunimi per biznesin brazilian - u shpreh Haxhinasto. Gjate punimeve te Forumit te Biznesit midis dy vendeve shefi i diplomacise shqiptare zhvilloi nje takim edhe zv/presidentin e FIESPA-s Joao Guilherme Sbino Ometto me te cilin u diskutua mbi mundesite konkrete te bashkepunimit midis dy vendeve ne fusha te tilla si infrastruktura energjia e rinovueshme burimet minerare turizmi agrobiznesi produktet farmaceutike dhe petrokimie etj. Gjate qendrimit ne Sao Paolo Haxhinasto pati takime ne Shoqaten e Konsujve te Brazilit si dhe me Konsujt e Nderit te Shqiperise ne Brazil. Po ashtu Haxhinasto mori pjese edhe ne disa aktivitete te organizuara nga Konsujt e Nderit te Shqiperise ne Brazil.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›