E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk ka para ne qarkullim, importet financohen nga ekonomia e zeze

PRISHTINE - Mungesa e parave ne dore, ne Kosove eshte evidente dhe rritja ekonomike shume e vogel, ne nivelin e 3 per qind. Kurse nw tw njwjtwn kohw, importet vazhdojne te rriten me ritme te frikshme. Deficiti tregtar per muajin maj eshte 142 milione euro. Ekspertet thone se nje pjese te madhe e importeve financohet nga ekonomia e zeze qe eshte ne nivelin e 1.2 miliard eurove.

Te dhenat nga tregtia e jashtme ne Kosove tregojne per nje deficit tregtar per muajin maj 2008 prej 142.0 milione euro, krahasuar me deficitin prej 114.3 milione euro te muajit maj te vitit 2007. Eksportet e Kosoves ne drejtim ne shteteve tjera ne muajin maj ishin ne vleren prej 26.0 milione eurove, ndersa importet ne shumen prej 168.0 milione euro.

"Eshte nje rritje prej 65,5% e eksporteve dhe 29,2% per importet, krahasuar me majin e vitit te kaluar", thuhet ne publikimin e Entit Statistikor te Kosoves.

Safet Gerxhaliu, sekretar per Marredhenie me Jashte ne Oden Ekonomike te Kosoves tha se kjo rritje e deficitit tregtar tregon pike se pari per mungesen e konsumit te prodhimeve vendore. "Tranzicioni ne cdo shtet paraqet nje periudhe kohore ku ka kanale te ndryshme informale te ardhurave. Ne Kosove Banka Boterore dhe Fondi Monetar Nderkombetar kane vleresuar se ekonomia informale eshte ne nivelin e 1.2 miliard eurove. Kjo eshte shifer e verifikuar. Mendojeni se sa do te jete shifra e parave qe nuk dihet nga vine dhe nuk ka asnje statistike per to", tha Gerxhaliu. Ai mendon se perkeqesimi i bilancit tregtar dhe rritja e importeve eshte nje verejtje per qeverine aktuale, se duhet te ndermarre dicka ne kete drejtim me qellim mbrojtjen e prodhimeve vendore, perkrahjen e komunitetit te biznesit ne nivelin qe e mbeshtesin shtetet e rajonit etj.

Vendet ku me se shumti Kosova ka importuar mallra jane Maqedonia (22,6%),

Serbia (9,4%), Gjermania (9,2%), Turqia (8,0%), Kina (5,3%), Italia (4,0%) etj.

Ne total Bashkimi Evropian me (36,3%) bene pjese ne importet e vendit tone, kurse ne eksport merr pjese me (57,5%).


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›