Obamo-mania, ose kandidati superyll
Nga Brian Ehitmore
Obamo-mania ka perfshire Evropen. Per evropianet, 46-vjecari Obama perfaqeson ate qe eshte me e mira e SHBA-ve, mundesite e pafundme, lirine e pakufishme dhe dinamizmin se mund te besh gjithcka. "Gjermania takohet me superyllin" - eshte kryetitulli i javores gjermane "Der Spigel", e shoqeruar me fotografine e kandidatit presidencial amerikan, Barack Obama.
Obama, pas vizitave ne Lindjen e Mesme e filloi turneun evropian me ndalesen ne Gjermani. Ne sheshin e Berlinit, te mbushur me histori, 100 mije njerez degjuan fjalimin e Obames.
Te shumte jane gjermanet qe thone se do te votonin per senatorin Obama po te kishin te drejte vote. "Ai eshte njeriu qe i sjell kombet se bashku dhe qe nuk i vendos Shtetet e Bashkuara mbi cdo gje tjeter. Nuk e di nese amerikanet kane qasjen time, por ky eshte kendveshtrimi i evropianeve. Ai eshte karizmatik dhe vec aftesise per t'i permbushur detyrat, ka dhe zotesine qe t'i bashkoje shtetet. Ai eshte rrezatues dhe kjo eshte dicka shume e re", thote mjekja 42-vjecare Suzanna Schvarzer.
Ajo eshte nje nga ata qe moren pjese ne tubimin e hapur te Obames ne Berlin.
Berlinezet qe duken te larguar nga politika ne jeten e perditshme, jane transformuar nga vizita e Obames. Gazetat jane te mbushura me informacione mbi senatorin 46-vjecar dhe thuajse te gjithe banoret e kryeqendres gjermane thone qe ishin ne shesh ose e degjuan nga televizori fjalimin e tij.
Hartmut Mertin, punonjes i nje kompanie te pajisjeve mjekesore, pasqyron atmosferen e pergjithshme ne Berlin. "Nese une do te isha amerikan, do te votoja per Obamen. Kam shume simpati per te, pasi eshte i ri dhe do te jete nje zgjedhje e mire per SHBA-te. Shpresoj se do te arrije me shume paqe se paraardhesi i tij", thote Mertin.
Por, ajo qe tashme mund te quhet Obamo-mania ne Evrope, nuk lidhet vetem me antipatine qe ekziston ne kontinentin e vjeter per presidentin aktual amerikan.
Analistet thone se kandidati presidencial, qe eshte afro-amerikan, perfaqeson ato vlera qe evropianet gjithmone i kane admiruar tek Amerika. "Amerika eshte nje demokraci, ku gjerat ndodhin. Ti nuk ke nevoje te lindesh ne nje familje te elites, nuk ke nevoje te jesh bir senatori, apo nuk eshte e nevojshme te kesh lindur ne nje familje shume te pasur. Historia e Obames eshte endrra amerikane, qe mund te kapesh majat", thote per REL eksperti Josef Braml, nga Keshilli Gjerman per Marredhenie me Jashte.
Per evropianet, 46-vjecari Obama perfaqeson ate qe eshte me e mira e SHBA-ve, mundesite e pafundme, lirine e pakufishme dhe dinamizmin se mund te besh gjithcka.
Per shume banore te kontinentit te vjeter, Obama ngjason me John Kenedin, por eshte edhe me i dashur per shkak te historise se jetes se tij dhe prejardhjes modeste.
Sipas nje ankete te Gallupit, 64% e te rriturve ne France, 62% ne Gjermani dhe 60% ne Britani do te votonin per senatorin me ngjyre te Illinoisit, nese do kishin te drejte vote ne zgjedhjet e nentorit.
Por, me gjithe mbeshtetjen, evropianet duan te dine me shume per superyllin - kandidat per President te SHBA-ve.
"Jo shume njerez e dine se cilat jane qendrimet e Obames. Ata dine pak gjera, mes te cilave se ishte kunder luftes ne Irak, lufte qe nuk kishte mbeshtetje ne Evrope", thote eksperti Braml.
Tanime, evropianet jane ne pritje te mesojne me shume per politikat e Obames.