Arma e talibaneve, nje makine propagande shume efektive
Nga Nina Maria Potts
Makina e propagandes se talibaneve eshte bere gjithnje e me e sofistikuar dhe efektive - kete e thekson raporti i fundit per Afganistanin i Grupit Nderkombetar te Krizave.
Rezistenca ndaj qeverise kombetare dhe forcave nderkombetare te sigurise te populli afgan ka gjasa te jete ne rritje, thekson raporti i Grupit Nderkombetar te Krizave i cili argumenton se lufta e propagandes te talibaneve po behet gjithnje e me shume e sofistikuar dhe me efektive ne Afganistan.
Nik Grono, zevendespresident i Grupit Nderkombetar te Krizave tha: "Talibanet kane nje makine shume efektive propagande dhe ajo po ben nje pune shume te mire ne percjelljen e mesazhit te saj te populli afgan permes llojeve te ndryshme te mediave, prej DVD-ve, kasetave te radios dhe pamfleteve. Dhe po i perdor keto menyra per ta portretizuar veten si nje organizate shume efektive, ndoshta edhe me efektive se c'eshte ne te vertete."
Mesazhet e talibaneve po gjejne me shume jehone se perpara
GNK argumenton se mesazhet e talibaneve po gjejne me shume jehone se gjenin perpara, meqenese ankesat te afganet e zakonshem jane shtuar edhe me tej. Niko Grono: "Kemi te bejme me ankesa legjitime te popullit afgan. Ceshtje si bombardime nga ana e forcave te koalicionit, kerkimet dhe hyrjet ne shtepite e afganeve, lene pershtypje shume te keqija te afganet, te cilet i kundershtojne depertimet e te huajve. Ceshtje si Guantanamo luajne nje rol shume te keq ne Afganistan, sepse krijohen shqetesime per trajtimin e afganeve, keshtu qe talibanet mbeshteten ne keto ceshtje dhe i shfrytezojne ato ne menyre shume efektive."
GNK kerkon ndryshim sinjifikativ te politikes se qeverise afgane
Raporti analizon gjithashtu edhe punen e qeverise afgane dhe te forcave nderkombetare te sigurise ne tregimin e versionit te tyre te ngjarjeve. Krahasuar me depertimin e talibaneve, Grupi Nderkombetar i Krizave mendon se ketu ka shume pune per te bere. Nuk eshte vetem nje ceshtje e te luftuarit te propagandes me propagande, por kerkohet nje ndryshim sinjifikativ i politikes: "Natyrisht qe nuk eshte vetem ceshtja e mesazhit, por behet fjale per trajtimin e ankesave legjitime dhe korrupsionin ne qeverine e Afganistanit, per rolin shume destruktiv te Pakistanit ne Afganistan, te gjitha keto jane ceshtje substanciale."
Raporti thote me tej se talibanet kane nje faqe interneti ne pese apo gjashte gjuhe, kryesisht ne pashtu, ari, urdu, si dhe ne anglisht e arabisht. Ata perdorin pamflete, dvd, kaseta, zile telefoni me muzike patriotike etj.
Raporti i Grupit Nderkombetar te Krizave vjen ne nje moment me rendesi te madhe, kur republikani Xhon Mekkein dhe demokrati Barak Obama po luftojne per postin e presidentit. Ne te dyja anet e Atlantikut ka diskutime nese duhen derguar me shume trupa ne Afganistan. Por ekziston konsensus se Afganistani ka nevoje per shume me teper se zgjidhje politike.