E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pyjet, 72 mije ha per pronaret

Fondi per kompensimin fizik te ish-pronareve shtohet me rreth 72 mije hektare pyje dhe kullota ne te gjithe vendin. Ministria e Mjedisit ka dorezuar listen me vendndodhjen e ketyre pronave per 8 qarqe, e cila pret tashme vetem vendimin qeverise per t'i kaluar me pas Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te pronave, qe kjo e fundit t'i vendos ne dispozicion te ish-pronareve.

Gazeta "Koha Jone", boton per here te pare vendndodhjen e 72 mije hektare pyje dhe kullota, qe do t'u jepen ish-pronareve ne te gjithe vendin. Keshtu, sipas listes qe eshte derguar ne qeveri, siperfaqja e pyjeve ndodhen ne 8 qarqe, dhe perkatesisht ne 14 rrethe ne te gjithe vendin. Vendin e pare per sa i perket siperfaqeve me pyje per ish-pronaret e mban Qarku i Kukesit, me 28 502 hektare, e ndare perkatesisht 19 mije hektare ne rrethin e Tropojes dhe 9500 ne ate te Kukesit. Me pas renditet Qarku i Gjirokastres, me rreth 13 mije hektare pyje, nderkohe qe rrethi i Gjirokastres ka siperfaqen me te madhe me 9500 hektare, ndersa Permeti me 3300 hektare. Nderkohe, qe fondi i kullotave i vene ne dispozicion te ketij procesi eshte thuajse minimal. Jane vetem 2282 hektare ne te gjithe vendin, por edhe kjo siperfaqe ndodhet vetem Qarkun e Vlores dhe me konkretisht ne rrethin e Delvines. Sipas listes se Ministrise se Mjedisit, vetem 4 qarqe ne te gjithe vendin nuk kane asnje siperfaqe pyjesh dhe kullotash te lire per ish-pronaret. Keshtu, mesohet se qarqet e Dibres, Durresit, Korces dhe Lezhes nuk mund te ofrojne asgje per ish-pronaret e tyre qe te perfitojne nga fondi pyjor per kompensimin fizik.

Tashme, pas ndryshimeve qe i jane bere ligjit, edhe nje pjese e mire e pronareve qe kane perfituar tashme pyje dhe kullota, nuk do te mund t'i gezojne ato. Kjo sanksionohet ne piken e dyte te ligjit mbi shqyrtimin e vlefshmerise se ndarjes se tokave, ku theksohet se nuk do te njihen si prone tokat pyjore, livadhe apo kullote te dhena si siperfaqe bujqesore. Kjo, pavaresisht se me vendime te keshillave bashkiak, apo tjeter kategoria e tokes, eshte kthyer ne bujqesore. Ne kete forme, shpyllezimi dhe shperdorimi i tokes qe ka ardhur si pasoje e dhenies e tokave pyll, apo livadh ne zonat turistike, apo qe mund te perdoren per forma te tjera shfrytezimi do te jete objekt hetimi. Ndersa ne momentin qe do te verifikohet kalimi i siperfaqeve te tilla ne perdorim, apo dhe ne pronesi, ajo do te bllokohet menjehere dhe do te kaloje ne fondin e tokave te lira. Kjo per vete faktin se pyjet, livadhet dhe kullotat, si dhe tokat ne zonat turistike, nuk ishin parashikuar per ndarje ne asnje nga ligjet e miratuara pas vitit 1993. Ndersa fakti ka treguar se bashkite kane marre vendimin per ndryshimin e zerave te siperfaqeve te tokes, duke i cilesuar ato bujqesore apo dhe troje. Ne kete menyre, ato beheshin objekt i ndarjes, duke ia kaluar personave te trete.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›