E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk ka vend tek paratë publike

Nëse Universiteti i Prishtinës zbaton ligjin shumë shpejt do ta shkarkon zyrtarin që është në krye te financave të UP-së, Sejdi Rexhepin. Ai aktualisht është edhe në krye të bordit të Bankës Qendrorë të Kosovës. Por, shumë shpejtë mund të mbes pa punë, meqë si drejtor bordi në këtë muaj do ti skadon mandati.

Tashmë, Agjencia kundër Korrupsionit ka marr vendim se ekziston Konflikti i Interesit në rastin e Sejdi Rexhepi, prorektor i financave në Universitetin “Hasan Prishtina” në Prishtinë dhe Kryesues i Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës.

Shkarkimin e tij, mund ta inicioi edhe Kuvendi i Kosovës.

Bordin e drejtorëve të Bankës Qendrore e emëron dhe shkarkon Kuvendi i Kosovës. Në këtë drejtim, kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi tha se paraprakisht duhet të shikohet legjislacion në fuqi, pastaj të merret ndonjë vendim për Rexhepin.

“Kuvendi ne radhë të parë duhet të shikojë ligjin. Tash me sa di unë, ligji nuk e pengon shumë, por duhet të shikohet edhe njëherë e pastaj të kërkohet shkarkimi i tij, apo të themi diçka. Por edhe ashtu, bordit është në fund të mandatit”, tha Krasniqi për Indeksonline.

Si rrjedhojë, Agjencia në vendimin e vet ka potencuar se do të kërkojë nga institucioni ku zyrtari i lartë (Sejdi Rexhepi) ushtron funksionin që të filloj procedurën për shkarkimin e tij, sikurse edhe do të kërkoj fillimin e Procedurës për Kundërvajtje nga Gjykata kompetente gjithnjë duke u bazuar në Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik. Kreu i Agjencisë kundër Korrupsionit, Hasan Preteni tha se kërkesë për shkarkim do të kërkojnë nga UP-ja.

“Që të ndërmerren masa do të kërkojmë nga Universiteti i Prishtinës. Konflikti është krijuar kur është emëruar prorektorë në Universitet”, tha Preteni për Indeksonline.

Ndryshe, AKK-ja që në fund të vitit të kaluar kishte filluar hetimin ndaj Rexhepit, nëse ai ndodhët në konflikt të interesit, pasi barte dy poste, atë të anëtarit të bordit të BQK-së, dhe prorektorit në UP. Hetimi kishte filluar pas emërimit si prorektor. Por, kjo nuk i kishte penguar drejtuesit e Bankës Qendrore të Kosovës, që Sejdi Rexhepin nga pozita e anëtarit të thjeshtë ta emërojnë kryetar bordi.

Bordi i Bankës Qendrore të Kosovës në mbledhjen e 61-të, të mbajtur më 29 nëntor 2012, patë marr vendimet që të emëroi Sejdi Rexhepin për kryetar të Bordit të Bankës Qendrore, pasi qe i patë skaduar mandati i kryetarit paraprak. Këtë detyrë e ushtronte profesori i ekonomisë Gazmend Luboteni.

Sejdi Rexhepi është Anëtar i Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës që nga 16 maji 2008, me mandat pesë vjeçar dhe njëkohësisht me datë 01.10.2012, me Vendim të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, është zgjedhur Prorektor. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›