E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk ka zgjidhje me dhunë për Veriun

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi tha të martën se nuk ka zgjidhje me dhunë për veriun e Kosovës, sepse, sipas tij, ka kaluar koha kur zgjidhjet janë imponuar me polici dhe ushtri. Këto deklarata Krasniqi i bëri pas takimit të Kryesisë së Kuvendit në të cilën u mor vendim për caktimin e dy seancave të Kuvendit për këtë muaj.

“Në pjesën veriore të gjitha institucionet kanë probleme me vendosjen e rendit dhe ligjit, megjithatë duhet të mësohemi me “erëra të reja”, theksoi Krasniqi

Duke komentuar mundësinë e bisedimeve me Beogradin, Kryeparlamentari Krasniqi tha se Kosova gjithmonë ka qenë për bisedime teknike, por, jo edhe për ato politike.

“Ne, asnjëherë nuk kemi qenë kundër bisedimeve, por, ato politike kanë përfunduar. Duhet kohë që institucionet e saj ta shtrijnë ndikimin e saj atje”, ka thënë Krasniqi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›