Sejdiu takoi Alfred Moisiun

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, priti të martën ish-Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu, të cilin e falënderoi për mbështetjen që ai ka dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Duke e vlerësuar ndihmesën e shtetit shqiptar dhe personalisht të ish-Presidenti Moisiu për çështjen e Kosovës, Presidenti Sejdiu theksoi se populli dhe institucionet e Republikës së Kosovës do ta kujtojnë gjithmonë me nderimin më të lartë përkrahjen që ka dhënë Shqipëria dhe udhëheqësit e saj për popullin e Kosovës dhe aspiratave të tij për liri, demokraci dhe pavarësi.
“Republika e Shqipërisë ka qenë mbështetëse e natyrshme e përpjekjeve tona për çlirimin dhe për zhvillimin e vendit dhe ne na gëzon fakti se kjo mbështetje nuk na ka munguar asnjëherë, as nga pozita, as nga opozita, pavarësisht kush e ka qeverisur Shqipërinë”, tha Presidenti Sejdiu, duke e çmuar kontributin personal të Moisiut për arritjet e Shqipërisë në forcimin e demokracisë së brendshme, si dhe në procesin e madh të integrimit euroatlantik.
Ndërsa, ish-Presidenti Moisiu e vlerësoi progresin e përgjithshëm që është bërë në Republikën e Kosovës pas shpalljes së pavarësisë së saj.
“Pavarësia e Kosovës po dëshmohet si një faktor i paqes dhe i stabilitetit në rajon”, tha Moisiu. Sipas tij, e ardhmja e vendeve tona, pa dyshim, është në Bashkimin Europian, në NATO dhe në strukturat e tjera ndërkombëtare.