E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE-ja përkrah regjistrimin e popullsisë

Gjatë 30 muajve të ardhshëm, një grup i ekspertëve ndërkombëtarë dhe vendës do të punojnë së bashku me institucionet e Kosovës për të ngritur kapacitetet e Zyrës së Statistikave për ta organizuar regjistrimin e popullsisë dhe ekonomike shtëpiake në bazë të standardeve ndërkombëtare.

Zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian, Enti i Statistikës në Kosovës dhe Ministria e Administratës Publike kanw mbajtur mbledhjen e parë të projektit për përkrahje teknike për përgatitjen e regjistrimit të popullsisë dhe ekonomive shtëpiake të Kosovës në prill 2011.

“Të dhënat e mbledhura përmes regjistrimit të popullsisë do të ofrojnë një perspektivë tërësisht të re për zhvillimin e Kosovës. Statistikat e besueshme janë bazë për përmirësimin e jetës së të gjithëve në Kosovë pa marrë parasysh se kush janë ata dhe ku jetojnë”, ka thënë shefi i Operacioneve të Zyrës ndërlidhëse të KE-së, Kjartan Bjornson.

Për të pasur një regjistrim të suksesshëm, ndihma e ekspertëve do ketë për synim të ndihmojë qeverinë edhe në fushatën për përfshirjen e komuniteteve pakicë. Projekti i tanishëm i përkrahjes është pjesë e skemës së përgjithshme të BE-së për ndihmë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›