E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kandidatët e GJL-së, LSI: votuam cilësitë profesionale

“Rezoluta rithekson edhe një here rrugën nëpër të cilën duhet të ecë Shqipëria, dhe në mënyrë të veçantë, është dokumenti që përcakton në këtë mënyrë edhe sjelljen politike të klasës politike të vendit, e cila duhet të dominohet dhe të udhëhiqet nga interesat evropiane të vendit, dhe jo nga interesat e njërit apo tjetrit grup”, deklaroi Rama.

Nga kjo pikëpamje, sipas tij, LSI e vlerëson rezolutën më të fundit të Parlamentit Evropian, si një dokument të rëndësishëm qe sjell ne vëmendjen tonë apelin e nevojshëm për të krijuar klimën e domosdoshme të bashkëpunimit, për të gjetur atë çka është e përbashkëta në gjithë këtë moment të rëndësishëm që ka të bëjë me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE .

“Për këtë arsye, LSI jo vetëm e vlerëson dhe një herë këtë rezolutë, por edhe i fton nga ana tjetër aktorët dhe faktorët politikë në vend që të vazhdojnë të gjejnë mundësi dhe rrugët që i çojnë në dialogun politik, tek konsensusi i nevojshëm, për të gjetur dhe realizuar zgjedhjet më të mira në favor të Shqipërisë”, theksoi sekretari i përgjithshëm i LSI-së.

Gjithashtu, z. Luan Rama foli edhe për votimin e djeshëm të LSI-së për kandidatin për anëtar të gjykatës së lartë, ndryshe nga deputetët e PD-së.

“Votimi në Kuvend i katër deputetëve të LSI-së, pro kandidaturës për Gjykatën e Lartë, të Sokol çomos, të propozuar nga Presidenti i Republikës, është së pari shenjë e integritetit politik të LSI-së, është dëshmi e faktit që deputetët e LSI-së udhëhiqen nga domosdoshmëria për të vlerësuar profesionistët”, theksoi ai.

Sipas z. Rama, ky qëndrim është motivuar nga fakti që cilësitë profesionale, integriteti intelektual dhe qytetar, dhe padyshim, kontributet në të mirë të vendit, janë dhe ngelen konstante të pandryshueshme në vlerësimin e secilit kandidat. “Zoti çomo, në vlerësimin e deputetëve të LSI-së, në vlerësimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ishte një kandidat që meritonte të votohej pro”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i LSI-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›