E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banesat e shekullit te 2 p.e.s ende te pambrojtura

15/11/2010Kane dale ne drite rrenojat e nje qyteti

DURRES- Qyteti i zbuluar gjate germimeve per ndertimin e nje kompleksi sherbimesh ne qender te qytetit te Durresit ka ngjallur interesime te medha. E gjithe zona gjendet e rrethuar nga nje mur i larte me llamarine duke bere te mundur pengimin e pamjes. Vendi ku ka dale ne drite nje qytet antik qe mendohet ti perkase epokes para eres sone gjendet prane stacionit te autobuseve urban qe nisen nga Pranvera per ne Plepa Plazh Currila e Porto Romano. Ne nje siperfaqe prej disa dynym tokesh qe dikur ka qene quajtur lulishte 1 Maji bashkia ka nisur te kryeje rikonstruksionin ne lulishte dhe prane bustit te Azem Hajdarit duke e ndare kesisoj kete zone ne tri parcela. Ne dy prej tyre qe jane ne ane te rruges qe nis nga kryqezimi i pallatit te sportit per ne rrugen Skenderbeu jane shfaqur rrenoja arkeologjike por si dhe ne rastin e rikonstruksionit te rruges ne ane te saj ne pak kohe ato jane mbuluar me cakell. Ndryshe qendron puna me pjesen tjeter. Pas germimit rreth 3 m ne thellesi te tokes ne te gjithe siperfaqen kane dale ne drite objekte te ndryshme rrugica punishte dhe parqe te cilat duhet te datojne shume shekuj me pare. Punimet jane nderprere ndersa rishfaqja e specialisteve ne terren duket se do te sjelle zhvillime te cilat nuk kane thene asgje se cdo te ndodhe ne ditet e mepasme. Saktesisht kjo hapesire toke gjendet ne lagjen numer 4 dhe lagjen numer 11 te qytetit te Durresit toke e cila pas viteve 1990 nuk ka perfituar investime. Arkeologu Afrim Hoti ka pohuar se germimet arkeologjike kane nxjerre ne drite nje grup te madh banesash qe mendohet te jene ndertuar 2200 vjet me pare. Blloqet e banimit jane ndare nga nje rrugice ne mesin e tyre ndertuar me gure te medhenj. Mbeshtetur ne mendimet e specialisteve te arkeologjise kjo zone ka qene e gjitha e banuar nga njerez te thjeshte nderkohe qe aristokracia e kohes duhet te kete pasur vendbanim tjeter. Pergjithesisht objektet jane te njejta apo edhe te peraferta nderkohe qe ka edhe te tjera aty brenda te cilat mendohet se duhet te kene qene si lokale sherbimi. Zbulimi i nje qyteterimi te tille eshte paranjoftuar nga studiuesit pasi ka pasur edhe me pare disa shenja te daljes ne siperfaqe te objekteve arkeologjike por jo te te tilla permasave. Punimet ketu jane nderprere por vetem kaq pasi nuk eshte thene asgje lidhur me fatin e metejshem. Sipas disa pohimeve qe vijne nga informacione te sigurta ne zonen e rrethuar mesohet se eshte zbuluar edhe nje mozaik i cili qendron aty por eshte mbuluar me nje shtrese te holle rere mbi te. Nga ana tjeter flitet edhe per ekzistencen e mundshme te nje ujesjellesi qe duhet te kete sherbyer me shume sesa per banesat aty prane. Vende-vende germimet kane shkuar edhe ne pese metra nga ku jane identifikuar tubacione te cilat justifikojne mendimin e pranise se nje ujesjellesi ne kete zone. Durresi ka kaluar dy termete shume te fuqishme te cilat kane fundosur nje nga qyteterimet me te hershme ne brigjet e Adriatikut. Instituti i monumenteve te kultures dhe Departamenti i Arkeologjise kane pezulluar germimet e metejshme por vetem kaq. Sot banesat qe mendohet se i perkasin shekullit te 2 p.e.s nuk jane nen ruajtje dhe as nen vezhgim duke rrezikuar demtimin. Nje fakt i tille eshte bere objekt edhe here te tjera qe nga koha kur u zbuluan per here te pare rrenojat e qyteterimit te fundosur por specialistet vazhdojne te mos deklarohen per fatin e metejshem. Per shkak te rendesise se madhe qe ka zbulimi dhe pasurise se cmuar mendohet se objekti i zbuluar do te behet i vizitueshem. Kjo do te thote se banesat urbane te zbuluara nuk do te mbulohen nga betoni nderkohe qe shfaqja e specialisteve ka risjelle dyshimet. Xh. Gradica

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›