“Nuk kemi para të vijmë këtu nga Lushnja”
22/04/2010 Dëshmitarët për Bandën e Lushnjës i ankohen gjyqtares Fatmira Hajdari
Bare bën ironi me dëshmitarët e akuzës: I mbroni njësoj si Arben Kicja
TIRANË- Aldo Bare ka qëndruar vetëm pak minuta në sallën e gjyqit, ndërsa nuk ka ngurruar të bëj ironinë e radhës me dëshmitarët e akuzës. Në mungesë të avokatit të tij Vladimir Meçi, i pandehuri nuk pranoi të vazhdoi seancën, por në të njëjtën kohë ishte i gatshëm të kundërshtonte dy dëshmitarët e ardhur nga Lushnja. Të varfër në dukje dhe të pafuqishëm financiarisht, Alfred Gjyla dhe Dervish Arapi, kërkuan më shumë respekt nga gjykata. “Ne nuk mund të vijmë sa herë që të na kërkoni se jemi të pafuqishëm. Punojmë për bukën e gojës dhe nuk kemi para për të udhëtuar. Zonja gjyqtare, ne vijmë vetëm nëse na merrni me polici. Nuk e kemi problem se jemi mësuar të vijmë me polici”, tha dëshmitari Alfred Gjyla. Gjatë kohës që ai fliste, Aldo Bare nuk ia hoqi asnjëherë vështrimin. Madje herë pas herë nënqeshte për të thënë “ç’doni ju këtu”. Megjithatë, ai nuk qëndroi pa folur. Ironinë që ka përdorur në seancat e para, e vazhdoi edhe dje. “Le t’i japin para zotërinjtë prokurorë. T’i ndihmojnë ashtu si ndihmuan edhe Arben Kicen ‘Penelopën’ që dëshmoi këtu para jush”, tha ai. Pas këtij debati të shkurtër Fatmira Hajdari ndërhyri duke u thënë dëshmitarëve se janë të detyruar të vijnë para saj për të thënë ato që dinë. Por Alfred Gjyla, këmbënguli duke i thënë Hajdarit se ka folur një herë për gjykatën dhe nuk mund të vij sa herë duan ata dhe të shtyhet gjyqi. Për të pandehurin Aldo Bare u pezulluan afatet e paraburgimit. Ndërkohë ai vetë u kthye në qeli për të ardhur sërish në datë 28 prill kur do të jetë edhe seanca e radhës. Dëshmitarët do të rrëfejnë për disa vrasje që janë kryer nga anëtarët e bandës së Bares. Ndërkohë që Alfred Gjyla është personi që ka qenë në makinë në momentin kur u vra shqiptaro – maqedonasi, Xhevdet Demiri. Aldo Bare, i quajtur ndryshe Alfred Shkurti, vendosi të jetë i pranishëm në sallën e gjyqit vetëm atëherë kur nga të tria shkallët e gjykimit, iu pre shpresa për t’i shpëtuar burgimit të përjetshëm. Pasi humbi betejat e para për të fituar lirinë si pasojë e pavlefshmërisë së akteve të hetimit që pretendonte, Bare humbi edhe pikën e fundit të shpresës, gjykimin e shkurtuar. Për të u vendos të procedohej me gjykim normal duke pasur parasysh faktin se akuzohet për dhjetëra vepra të rënda penale dhe si organizator i një bande të shumëpërfolur për krimet e saj.