E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk kemi rol në zgjedhjet lokale

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka qartësuar të premten se nuk ka qenë pjesë e monitorimit të zgjedhjeve në Kosovë.

Reagimi nga ky mision erdhi pas raportimeve se të deleguar të këtij misioni “kanë qenë pjesë e parregullsive të raportuara” nëpër qendra votimi, ditën e zgjedhjeve.
Por zyrtarë të OSBE’së thonë që ky mision të mos ketë pasur ndonjë rol në këto zgjedhje.

“Misioni i OSBE’së nuk ka qenë i përfshirë në monitorimin e zgjedhjeve dhe nuk ka pasur ndonjë rol në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”, është shprehur zëdhënësja e këtij misioni, Edita Buçaj.

Sipas saj, roli i OSBE’së në këto zgjedhje në Kosovë ka qenë që të ofrojë mbështetje teknike për KQZ’në dhe Sekretariatin e saj.

“KQZ’ja nuk ka diskutuar parregullsitë në zgjedhje. Forumi më i përshtatshëm për t’i ngritur çështjet që kanë të bëjnë me zgjedhjet është Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa”, është shprehur zëdhënësja Buçaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›