Ish-gruaja: Unë sigurimse? Nuk do ta toleroj më Maks Velon
TIRANE - Ajo s'ka pranuar kurrë të flasë. 20 vitet e fundit ka dëgjuar shumë nga ish-bashkëshorti, e së fundi, të jetë edhe spiune e Sigurimit të Shtetit, bashkë me nënën e saj. Quhet Luçiana Naraçi, vajzë e një familjeje të nderuar shkodrane, ish-gruaja e Mak Velos. Eshtë rritur në Tiranë dhe profesioni i saj, që e ka ushtruar mot e jetë, farmaciste, e bën po aq publike në shoqëri. Eshtë një grua e gjatë, bionde me sy bojëqielli, e kulturuar. Respektojmë të drejtën e zonjës, Luçiana Naraçi, ish-Velo, për të mos publikuar foton e saj si dhe farmacinë ku ajo ushtron profesionin e farmacistes, në pozicionin e drejtueses teknike, inkuadruar në sh.p.k në ortakëri (gjithsej 4 ortakë). Kontaktuam me Z.Luciana Naraçi me datë 13.07.2012, dhe ajo me sportivitet i përgjigjet pyetjeve tona.
Z.Naraçi apo ish-Velo, Mund të bëni një replikë për atë çfarë ka thënë ish bashkëshorti juaj në intervistën e dhënë për Gazetën Shqiptare, ku ju quan ju, dhe nënën tënde, agjente e sigurimit të shtetit?
I jam drejtuar Z.Maks Velo me datë 12.07.2012 me një shkresë bashkangjitur me dokumentacionin cituar në të dhe, në ecurinë e ditëve në vijim, kohë kjo e mjaftueshme e vënë në dispozicion të Z.Maks Velo, për të kontaktuar me mua te adresat e kontaktit të evidentuara në shkresë.
Si e pritët lajmin e Gazetës Shqiptare ku ish-bashkëshorti juaj ju akuzon si agjente, çfarë po bënit?
Isha duke fjetur, krahas punës që kam në profesionin tim delikat (tregtim barnash me pakicë për njerëz), kam edhe angazhime të shumta për çështje të rëndësishme, për njërën nga të cilat që ishte me afat të përcaktuar, kisha punuar deri herën në mëngjes, rreth orës 2.40. U vura në dijeni nga një shoqe (e mirë, ja di shumë për nder) që kisha dalë në Gazetën Shqiptare së bashku me mamanë. Ashtu, pa e kuptuar në thelb problemin, ju drejtova tekstualisht kështu: Ëëëë të keqen, shko ma blej pak Gazetën Shqiptare. Mbasi bëri pak rezistencë, mu përgjigj më zë të fortë; Mirë po ta blej, por nuk ta sjell. Gjithsesi në fund të ditës mu vunë në dispozicion tre Gazeta Shqiptare.
Ju lutem mund të na sqaroni pse në shkresën drejtuar Maks Velos keni përmendur termin rivendosje në afat? Pse një paraqitje kaq zyrtare?
Keni të drejtë që pyesni, por unë ja drejtoj Z.Maks Velo, e mendoj se Z.Maks Velo e kupton shumë mirë. Po ju sqaroj. Me Z.Maks Velo kam pasur një lidhje zyrtare që ka filluar me martesë dhe po zyrtarisht ka përfunduar me divorc në vitin 1976. Për këtë arsye u ktheva rreth 36 vjet më lart në kohë, pra e thënë më qartë; këtë efekt më krijon sa herë bën artikulimin e radhës, një herë për mua e një herë për vjehrrën e tij, e këtë herë në mënyrë "alla grande", për të dyja së bashku, siç edhe duket, për të krijuar QYTETARË DOSJE për qëllimet e tij. Fillimisht po i them Z.Maks Velo që në kohën që pret përgjigjen e aplikimit të tij, nga Komiteti Qendror, për hallin që e ka zënë e, që nuk po e zgjidh dot akoma, në mënyrë që të kontribuoj sado pak, po i vë në dispozicion publikisht adresën e banimit të ish-vjehrrës së tij që është; Varrezat e Shish Tufinës, parcela X, rreshti nr.Y për numrin individual nuk e ndihmoj dot, të më kuptojë të paktën në këtë rast, sepse është një fakt që dihet, ka shumë mbipopullim në atë zonë, por jam e bindur që e gjen po të ketë pak vullnet e të pyesë komshinjtë.
Po dokumentacioni bashkangjitur që ju nuk pranoni të na e vini në dispozicion çfarë paraqesin?
Keni shkresën, lexojeni, gjejeni, prandaj jeni gazetare që të zgjoni nga gjumi me avantazhin e befasisë. Unë nuk pranova t'ju i vë në dispozicion dhe, nuk do të pranoj sepse, nuk do të jem asnjëherë dakord me cenimin e personave të pafajshëm që kanë një sërë privacionesh në jetët e tyre nga gabimet e të tjerëve, e akoma më keq, kur këta persona kanë pasur fatin e madh që ti jepet mundësia e të qënit prind.
Kohë e gjatë, vendime gjyqësore... si e shpjegoni faktin që ju i referoheni Maks Velos, ish-bashkëshortit tuaj, sinqerisht me dashamirësi?
Po, dhe sinqerisht e kisha me dashamirësi, mbasi shpresoja se Z.Maks Velo ta kuptojë me sinqeritet këtë dashamirësi. Të qetësohej, dhe për herë të parë të ulej, të lexonte e të rilexonte duke mbajtur shënime, nga dokumentacioni që i kam dërguar dhe së fundmi të kuptojë që me personin tim po jua them edhe një herë, të flas vetëm në mënyrë zyrtare, duke filluar nga viti 1976, sepse absolutisht nuk do ta toleroj të më flasë duke kërcyer degë më degë, nga maja e thanës e, duke ngatërruar dynjanë.
Deklarata e Maks Velos: Gruaja ime, agjente e sigurimit
Më 10 korrik 2012 artisti Maks Velo në një intervistë të dhënë për Gazetën Shqiptare deklaroi se ish-gruaja e tij ka qenë agjente e sigurimit dhe ka dëshmuar kundra tij në gjyq. "Ishte agjente e Sigurimit. E kam pasur dëshmitare në gjyq dhe e kam të vështirë ta prek këtë temë, e kam të vështirë të flas, - të paktën derisa të dalin dokumentet, të cilat s'po i marr dot. Sepse, edhe dokumentet nga arkivat nuk iu jepen të gjithëve, iu jepen disave. Dua më shumë të botoj dokumentet se sa të flas vetë. Edhe ato janë me rekomandime politike", thotë ai duke shtuar; Unë dua të nxjerr letrat që ato kanë çuar tek Nexhmije Hoxha, në Komitetin Qendror të Partisë. Duhet të botohen letrat, e kur të botohen ato, s'ka më nevojë për shpjegime. Ato ishin nënë e bijë dhe ishin të dyja agjente të Sigurimit. Këtë gjë, unë e mora vesh mbas martese. E ëma e saj kishte dënuar një këpucar. Kur e mora vesh u tmerrova, por e kisha marrë vesh vonë dhe kishte marrë fund çdo gjë. Kur u bëra gati të ndahesha, - i bëra planet, do kërkoja divorcin, - m'u kundërvunë dhe bënë kundërveprimin.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb) Lidhje te tjera Maks Velo: Gruaja ime agjente e Sigurimit, dëshmoi kundër meje në gjyq