Rama merret ne mbrojtje nga Garda Republikane

Luan Rami do te hakmerrej per makinen e djegur. 37-vjecari nga Burreli i dergoi mesazh kryetarit te PS-se
Informacionet e siguruara ne rruge operative si dhe duke perdorur metoda speciale te hetimit nga agjentet e SHISH-it Drejtoria kunder Krimeve te Renda dhe Drejtoria e Policise se Tiranes kane vene ne pranga tre persona nga Burreli te cilet akuzohen se kane kercenuar nepermjet telefonit me SMS kryetarin e Partise Socialiste Edi Rama. Behet fjale per Luan Ramin 37 vjec Fatos Ramin 29 vjec i nipi dhe Afrim Kica 33 vjec qe te tre lindur ne Burrel dhe me banim ne Tirane te cilet jane denuar dje me nga nje muaj burg nga Gjykata e Tiranes. Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga burime prane ketyre institucioneve sipas te cilave gjate parashtrimit te fakteve ne seance e zhvilluar mesditen e djeshme eshte vleresuar se tre personat kane shprehur idene e ekzekutimit te kreut socialist pas djegies se makines se Luan Ramit gjate demonstrates se dhunshme te opozites zhvilluar me 21 janar. Ka qene organi i akuzes qe ka kerkuar masen e sigurise nje muaj arrest per secilin nga te ndaluarit me qellim plotesimin e hetimeve gjate kesaj periudhe.
Prokuroria ka pretenduar gjithashtu se nga pergjimet qe ka bere Sherbimi Informativ Shteteror ka dale ne pah se gjithcka ka ardhur pas protestes se pare te organizuar nga opozita me 21 janar ku mes objektesh te tjera ne sheshin perpara Kryeministrise eshte perfshire ne flake dhe shkaterruar plotesisht nga disa demonstrues te dhunshem automjeti luksoz tip fuoristrade i Luan Ramit. Me sa duket shkaterrimi i makines ka irrituar pronarin e saj i cili ne baze te hetimeve do tia vishte pergjegjesine per kete personit qe organizoi demonstraten kryetarit te PS-se Edi Rama. Per me teper sipas organit te akuzes 37-vjecari nga Burreli i ka derguar nje mesazh ne celular z. Edi Rama duke i bere te qarte se e shikonte ate pergjegjes per shkaterrimin e makines se parkuar afer vendit te demonstrates. Gjithashtu organi i akuzes ka bere me dije se sic rezulton nga pergjimi dhe hetimi i deritanishem Luan Rami i deklaronte Afrimit se nipi i tij Fatosi do te vinte ne Tirane me nje stilolaps. Nje gje e tille ka bere qe menjehere prokuroria te dyshonte se behej fjale per nje stilolaps-pistolete.
Ngjarja ne fjale eshte konfirmuar zyrtarisht gjate dites se djeshme edhe nga Policia e Shtetit e cila me ane te nje deklarate per shtyp nga zedhenesja e saj Klejda Plangarica ka konfirmuar arrestimin e tre te akuzuarve ndersa ka thene se si rezultat i nje hetimi te kryer ne bashkepunim nga Drejtoria kunder Krimeve te Renda Drejtoria e Policise Qarkut Tirane dhe Prokuroria per Krimet e Renda me qellim parandalimin e nje akti kriminal me date 28 janar. Sipas policise ndalimi i tyre eshte bere pasi po siguronin kushte dhe mjete materiale per te kryer vrasje parashikuar nga neni 80 i Kodit Penal.
Gjithashtu ngjarja eshte sqaruar edhe ne nje dalje publike nga vete drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Hysni Burgaj i cili nder detajet e dhena ka sqaruar se me 27 janar rreth ores 1800 Policia e Shtetit mori informacion per nje kercenim te kryetarit te PS-se nga Luan Rami. Burgaj tha se sipas informacionit paraprak ne kete kercenim me SMS 37-vjecari nga Burreli kerkonte zhdemtimin e automjetit te tij privat te demtuar gjate protestes se 21 janarit i cili ndodhej i parkuar perballe dy kullave ne bulevardin Deshmoret e Kombit. Burgaj ka sqaruar gjithashtu se Policia e Shtetit dhe strukturat perkatese te Gardes se Republikes u njoftuan dhe moren masa per perforcimin e sigurise fizike te Edi Rames si dhe te personaliteteve te larta shteterore.
Nderkohe te dhena nga policia kane bere me dije se gjate 28 janarit tubimit homazh te opozites gjithcka ka ecur ne dy plane ku nga njera ane ishte arrestimi i Luan Ramit dhe dy te dyshuarve te tjere dhe e dyta ruajtja me nje mori truprojash dhe agjentesh te veshur civile e kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama ku mes tyre gjashte oficere te policise dhe Gardes se Republikes.
Te arrestuar
Luan Rami 37 vjec
Fatos Rami 29 vjec i nipi
Afrim Kica 33 vjec qe te tre lindur ne Burrel dhe me banim ne Tirane
Hysni Burgaj
Policia dhe garda moren masa per sigurine fizike te Edi Rames
Pas marrjes se informacionit per nje kercenim te Edi Rames Policia e Shtetit dhe strukturat perkatese te Gardes se Republikes u njoftuan dhe moren masa per perforcimin e sigurise fizike te kryetarit te Partise Socialiste si dhe te personaliteteve te larta shteterore pjesemarrese ne tubimin e 28 janarit. Ne nje dalje publike te tij drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Hysni Burgaj ka folur nje dite me pare per ngjarjen me te fundit lidhur me kercenimin e liderit te PS-se Edi Rama. Sipas Burgajt me date 27 janar rreth ores 1800 Policia e Shtetit mori informacion per nje kercenim te shtetasit Edi Kristaq Rama nga shtetasi Luan Zenel Rami 37 vjec lindur ne Burrel me banim ne Tirane. Sipas informacionit paraprak ne kete kercenim me SMS shtetasi Luan Zenel Rami kerkonte zhdemtimin e automjetit te tij privat te demtuar gjate protestes se 21 janarit i cili ndodhej i parkuar perballe dy kullave ne bulevardin Deshmoret e Kombit - ka deklaruar kreu i policise. Ai ka sqaruar me tej Nisur nga kjo situate struktura qendrore e Drejtorise kunder Krimeve te Renda mori masa te menjehershme per identifikimin dhe shoqerimin e shtetasve Luan Zenel Rami 37 vjec Fatos Hamit Rami 29 vjec dhe Afrim Ali Kica 33 vjec qe te tre lindur ne Burrel dhe me banim ne Tirane. Burgaj ka sqaruar se te tre shtetasit e mesiperm u shoqeruan ne ambientet e Drejtorise se Policise se Qarkut Tirane nga ora 2100 e dates 27 janar deri ne oren 0400 te dates 28 janar. Njekohesisht Policia e Shtetit dhe strukturat perkatese te Gardes se Republikes u njoftuan dhe moren masa per perforcimin e sigurise fizike te shtetasit Edi Kristaq Rama dhe personaliteteve te larta shteterore - ka deklaruar Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit. Ndersa ka shtuar Si rezultat i nje hetimi te kryer ne bashkepunim nga Drejtoria kunder Krimeve te Renda dhe Drejtoria e Policise Qarkut Tirane me date 28.1.2011 nga ana e strukturave te Drejtorise se Policise se Qarkut Tirane u be arrestimi ne flagrance i tre shtetasve te lartpermendur.
Reagimi
Megi Ajtyresa Truproja i Rames u informua nga komandanti i gardes
Ne emer te kryetarit te opozites sqaroj se zoti Rama nuk ka ndryshuar mendim lidhur me pjesemarrjen e tij ne demonstraten homazh kur eshte njoftuar nga truproja i tij ky i fundit i informuar prej vete komandantit te gardes per ekzistencen e nje plani per asgjesimin e tij fizik. Keshtu eshte shprehur mes te tjerash anetarja e Asamblese Kombetare te PS-se Megi Ajtyresa e cila ka reaguar publikisht pas deklarates se drejtorit te Pergjithshem te Policise Hysni Burgaj. Sipas Ajtyreses deklarata e Burgajt eshte e turpshme dhe qartesisht kuptimplote pasi ky i fundit foli per nje SMS per zhdemtim makine duke treguar se ne fakt nuk i sherben shtetit por pushtetit. E verteta eshte krejt ndryshe drejtori duhet ta dije mire ose nese nuk e di le te pyese Komandantin e Gardes se ai duhet ta dija akoma me mire - ka thene anetarja e Asamblese se PS-se. Sipas saj Po nese edhe ky nuk e di mire shqiptaret kane degjuar te ashtuquajturin kryeminister te kercenoje me jete kryetarin e opozites i cili nuk ka bere dhe nuk ka ndermend te beje asnje denoncim per kercenimet qe i jane bere atij vete e familjes se tij jo me nje SMS per zhdemtim makine po me shume paralajmerime per jeten e vet sepse ne nje vend ku me urdher te Kryeministrit drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit nuk ekzekuton urdher-ndalimet e prokurorise pas tri vrasjesh me pushke nga Garda Republikane ne mes te bulevardit ska asnje arsye te mendosh se kjo polici e dhunuar politikisht mund te mbroje qytetaret nga pushteti - eshte shprehur Ajtyresa. Ne emer te kryetarit te opozites sqaroj se zoti Rama nuk ka ndryshuar mendim lidhur me pjesemarrjen e tij ne demonstraten homazh kur eshte njoftuar nga truproja i tij ky i fundit i informuar prej vete komandantit te gardes per ekzistencen e nje plani per asgjesimin e tij fizik dhe as ka ndermend te ndryshoje qendrim e rruge ne krye te popullit opozitar per asnje arsye apo interes vetjak - ka thene ne perfundim te deklarates se saj Megi Ajtyresa.