E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtresat e akullit bllokojne rruget

Ne veri te vendit dhe ne juglindje temperaturat e uleta kane krijuar shtresa akulli qe kane bllokuar rruget

Edhe pse reshjet e debores jane nderprere dhe ka pasur nje rritje te temperaturave serish zonat veriore dhe pjeserisht ato juglindore vijojne te jene te izoluara. Ne oret e para te mengjesit keshillohet perdorimi i zinxhireve edhe ne akset nacionale si Kukes - Tirane Burrel - Peshkopi e Kukes - Fushe-Arrez. Kjo pasi rruget jane te mbuluara me shtresa akulli ndersa ne komunat e thella te Kukesit Pukes e Dibres prej afro nje jave nuk eshte bere i mundur kalimi i asnje makine pasi ne disa fshatra trashesia e debores arrin mbi nje meter. Situate kritike eshte ne rajonin e Korces i cili vazhdon qe te jete nen ndikimin e temperaturave te uleta. Keshtu gjate dites se djeshme edhe pse se nuk ka pasur reshje debore ne rruge jane krijuar shtresa akulli e per pasoje kane sjelle veshtiresi ne qarkullimin rrugor. Sipas sherbimit meteorologjik gjate nates dhe ne oret e para te mengjesit te djeshem ne qytet temperatura minimale kane shenuar deri ne -7 grade celsius. Me kaotike situata shikohet ne zonat malore dhe fshatrat turistike te qarkut te Korces si ne Dardhe e ne Voskopoje ku temperaturat minimale kane arritur deri ne -10 grade celsius. Sipas drejtorit te Drejtorise Rajonale te Rrugeve Nacionale Kreshnik Zgjani akset rrugore Korce - Kapshtice Korce - Qafe-Thane dhe Korce - Erseke jane te kalueshme nga automjetet ne pjesen me te madhe pa zinxhire me perjashtim te segmenteve rrugore Bilisht - Kapshtice Qafa e Qarrit - Erseke segmenti i Qafe-Plloces dhe segmenti i Qafe-Thanes ku automjetet mund te levizin vetem me zinxhire per shkak te shtresave te akullit qe ka krijuar debora e rene nje dite me pare.

Ne keto akse rrugore qe ne mengjes ka nisur puna per sperkatjen me kripe me qellim eliminimin e shtresave te akullit. Veshtiresi qarkullimi per shkak te debores ka edhe ne rrugen e fshatit turistike te Dardhes ku automjetet mund te levizin vetem me zinxhire si dhe ne rruget e komunave malore te Lekasit Vithkuqit dhe Trebinjes.

Ndersa ne veri te vendit shumica e rrugeve jane te kalueshme madje pa nevojen e perdorimit te zinxhireve. Situata ne rrethin e Kukesit eshte drejt permiresimit pavaresisht shtresave te akullit qe jane te pranishme ne pjesen me te madhe te akseve rrugore. Ndersa ne rrethin e Tropojes vazhdojne temperaturat e uleta dhe rruget me akull megjithese gjate tri diteve te fundit nuk ka pasur reshje debore. Trashesia e debores ne qytetin e Bajram Currit eshte rreth 40 cm ndersa ne zonat rurale trashesia e debores arrin ne mbi nje meter. I pakalueshem eshte aksi rrugor Fierze - Lekbibaj ndersa ne te gjitha akset e tjera rrugore si Fierze - Bajram Curri - Qafe-Morine Fierze - Qafe-Mali Kam - Tropoje - Qafe-Prush e Kam - Tropoje - Krume jane te kalueshme vetem me zinxhire.

Parashikimi

Mot i ftohte dhe me ngrica

Janari do te mbyllet i ftohte dhe me ngrica. Ditet e mbetura te ketij muaji parashikohen te jene me temperatura te uleta me reshje shiu dhe debore. Sipas sherbimeve meteorologjike ne zonat jugore e kryesisht juglindja e vendit do te perfshihet nga reshjet e dendura te debores te cilat pritet te nisin qe ne mengjes. Ndersa termometri parashikohet te arrije 11 grade nen zero. Edhe veriu i vendit dhe zonat e uleta do te jene nen ndikimin e te ftohtit por jo si pjesa tjeter e vendit. Sherbimi Meteoalb parashikon qe kjo jave te jete edhe me e ftohte. E hena do te sjelle nje ulje prej 5 gradesh te temperaturave dhe ne ditet ne vijim termometri do te regjistroje zbritje te metejshme. Ne jug temperaturat pritet qe te arrijne deri ne -16 grade. Edhe kryeqyteti parashikohet i ftohte me ngrica ku temperaturat do te shkojne disa grade nen zero.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›