Nuk lobojmë për Serbinë

Kompania e lobimit me seli në Washington DC, “The Podesta Group” e themeluar nga vëllezërit Tony dhe John Podesta, nuk do të lobojë për interesat e Serbisë në kryeqytetin amerikan.
Kështu ka bërë të ditur udhëheqësi i kësaj kompanie, Anthony Podesta nëpërmjet një letre që ia ka dërguar Departamentit Amerikan të Drejtësisë, të cilën e ka siguruar Gazeta Express.
Mediat serbe kohë më parë kishin njoftuar se kjo kompani ishte angazhuar nga Qeveria serbe për të lobuar me një shumë prej 100 mijë dollarësh në muaj. Po ashtu, ishte bërë e njohur se nga kjo shumë, 25 mijë dollarë do t’i shkonin kompanisë Robert+White LLC.
Por e tërë kjo është sqaruar në letrën-përgjigjen që Anthony Podesta i ka dërguar Departamentit Amerikan të Drejtësisë, ku sqarohet marrëdhënia e kompanisë me Republikën e Serbisë.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...