Britania e Madhe mbështet integrimit e Kosovës në BE

Edhe në këtë rast, kryeministri Thaçi shprehu vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës për përmbushjen e plotë të kritereve dhe standardeve evropiane të integrimit.
Thaçi theksoi se Qeveria ka ndërmarrë hapa progresivë në përmbushjen e agjendës evropiane, me theks të veçantë të përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave.
Duke folur për angazhimet e Qeverisë së Kosovës në fuqizimin e sundimit të ligjit në tërë territorin e Kosovës, kryeministri Hashim Thaçi ka siguruar se institucionet e vendit në partneritet të plotë me bashkësinë ndërkombëtare do ta vendosin në plotëni rendin dhe ligjin në pjesën veriore të Kosovës, duke i hapur kështu perspektivë ndërtimit të jetës demokratike dhe zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies sociale të qytetarëve tanë edhe në atë pjesë të vendit.
Kurse në emër të delegacionit të deputetëve të Unionit Ndërparlamentar të Britanisë së Madhe, Lord Bowness ka vlerësuar lartë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe ka shprehur bindjen se roli i Britanisë së Madhe në mbështetjen e proceseve demokratike dhe zhvillimore në Kosovë, e posaçërisht të integrimit ne BE do të forcohet edhe më tej.
Ndër të tjera Bowness ka theksuar se perspektiva e Kosovës është perspektiva e integrimit evropian dhe e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.