E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshojnë diçka

Komisioni për reforma zgjedhore i ka aprovuar të gjitha rekomandimet e Grupit Punues Zgjedhor. Nuk do të ketë më votime me kusht, derisa votimi nga jashtë do të organizohet vetëm për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, e jo ato lokale. Numri i vëzhguesve do të reduktohet.

Votuesit kosovarë në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë nuk do të mund të votojnë me kusht. E bashkatdhetarët jashtë shtetit do të kenë mundësi votimi vetëm në zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare.

Këto ishin disa nga rekomandimet e Grupit Punues Zgjedhor, të cilat u aprovuan nga Komisioni për reforma zgjedhore, në mbledhjen e së martës.

Shumica e partive politike janë pajtuar që votimi me kusht të mënjanohet me arsyetimin e zvogëlimit të mundësisë së keqpërdorimit të votave.

Në ndërkohë, partitë më të mëdha në vend, Partia Demokratike, Lidhja Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, as të martën nuk paraqitën rekomandimet e tyre.

Arsyetimet e zyrtarëve të tyre ishin se janë ende në diskutim të qëndrimeve brenda partisë.

“Na duhet ende kohë, nuk e di se kush e ka caktuar këtë ultimatum për datën 15”, u shpreh Blerim Shala nga AAK’ja.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›