E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk mbahet sërish Kuvendi Zgjedhor i PDK-së në Prizren

(E plotësuar) Kuvendi zgjedhor i PDK-së në Prizren, është shtyrë sërish për javën e ardhshme. Samir Hoxha, zëdhënës i Degës së PDK-së në Prizren, tha se shtyrja e Kuvendit është duke u bërë për shkak të angazhimeve të shumta të zyrtarëve qendror të PDK-së në Prishtinë.

“Kuvendi zgjedhor ka mbetur për javën e ardhshme. Nuk e di ditën ,por brenda javës është e sigurt se do të mbahet”, tha Hoxha, për PrizrenPress.

Ai tregoi se Dega i ka bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve. Burimet e “PrizrenPress-it”, bëjnë të ditur se shtyrja e zgjedhjeve është duke ndodhur për shkak mungesës së gjetjes së një konsensusi në mes dy kandidatëve për kryetar Ramadan Muja dhe Nait Hasani. “Thaçi është interesuar që këtë çështja ta zgjidh në tavolinë para se të shkohet në votime”, tregon burimi.

Në garë për kryetar të Degës së PDK-së në Prizren, deri më tash janë dy kandidatë;Ramadan Muja dhe Nait Hsani.

Kryetari Muja nuk e ka shpallur kandidaturën për kryetar të PDK-së në Prizren. Madje, ai publikisht nuk ka pranuar të flasë asnjëherë për këtë çështje.”Për kandidimin tim vendosin ata naltë ”, është shprehur për media Muja .

Zgjedhjet e PDK-së në Prizren, është dashur të përfundojnë në fund të vitit të kaluar. Për shkak të përplasjeve të brendshme ato janë shtyrë që disa herë. Megjithatë, ai po lobon tek anëtarët e Këshillit drejtues, që në zgjedhjet e ardhshme t’i besohet edhe një mandat pozita që e mbanë nga koha e dorëheqjes së ish-kryetarit të PDK-së, Zafir Berisha.Muja në Kuvendin Zgjedhor të PDK-së, ka marrë rreth 30 vota më pak sesa kundërkandidati i tij, Nait Hasani.

..... 

Thaçi: Do t’iu lodhim me projekt

(E plorësuar) Ka nisur punën Kuvendi i IV-të zgjedhor i degës së PDK-së në Gjilan, ku po merr edhe kreu i kësaj partie, Hashim Thaçi, i cili është shprehur i bindur se strukturat që do të dalin nga ky Kuvend do ta fuqizojnë edhe më tepër PDK-në e Gjilanit.

Ai ka thënë para delegatëve të kësaj dege se Gjilani do ta ketë vëmendjen e plotë të qeverisë se Kosovës në të ardhmen. “Ne do ju mbështesim aq shumë me projekte, saqë ju do të lodheni”, ka thënë ai.

Thaçit, ka premtuar se Universiteti Publik i Gjilanit do të bëhet realitet këtë vit dhe se emri i tij do të jetë “Kadri Zeka”.

Duke folur për zgjedhjet e brendshme partiake, Thaçi ka lavdëruar Gjilani për procesin e deritanishëm zgjedhor duke thënë se ka kaluar në frymën e konkurrencës së mirëfilltë dhe të vlerave që janë kudo në PDK anembanë vendit, duke dëshmuar kështu që ky subjekt është më i organizuari, raporton Express.

Ndërsa, Basri Musmurati, koordinator i zgjedhjeve në PDK ka folur për rrjedhën e gjertanishme të zgjedhjeve në këtë subjekt politik duke thënë se ato janë zhvilluar në frymën demokratike.

Kuvendi po vazhdon me punën e saj, me rrjedhjen e mëtutjeshme të procesit zgjedhor, ku pritet të zgjidhet Këshilli Drejtues i Degës. Nga ky këshill do të zgjidhet kryesia e degës e më pas do të zgjidhet edhe kryetari i saj./Indeksonline/

----

13:03    PDK as sot nuk e zgjedh kryetarin

(E plotësuar) Kryesia e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, sot ka nisur aktivitetin e saj për të zgjedhur organet e reja.

Edhe pse është thënë se sot do të dihet kush do të jetë i pari i PDK-së për Kryeqytetin, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Përfaqësuesit e PDK-së thanë se sot do të zgjidhet vetëm Kryesia e Degës dhe kjo kryetari. Kryetari i PDK-së do të zgjidhet shumë shpejt, po jo sot./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›