E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha i jep Shkollën e Ministrisë së Brendshme myslimanëve për një Universitet islamik

berishaPas Namazgjasë, qeveria në ikje, i ka dhënë të tjera prona Komunitetit Mysliman Shqiptar. Qendra e Formimit Policor dhe ish- Reparti ushtarak i Saukut i kaluan në pronësi myslimanëve. Bëhet fjalë për një sipërfaqe  e cila do ti kalojë këtij komuniteti pa shpërblim. Kjo sipërfaqe toke do të përdoret për ndertimin e një universiteti dhe kushti i vetëm i qeverisë është mostjetërsimi për qëllime të tjera.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3, shkronja b, e 4, të ligjit nr.7980, datë 27.7.1995, Për shitblerjen e trojeve, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.    Kalimin në pronësi, pa shpërblim, Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për institucion të arsimit të lartë në pronësi të tij, të sipërfaqes së lirë prej 7300 (shtatë mijë e treqind) m2, pjesë e pronës nr.185, me emërtim Batalioni i vëzhgimit ajror (ish-Reparti ushtarak 3332) Sauk, Tiranë dhe të sipërfaqes prej 2300 (dy mijë e treqind) m2, pjesë e pasurisë nr.69/1, e ndodhur në zonën kadastrale nr.3266, me emërtim Qendra e Formimit Policor Sauk, Tiranë, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, për tu përdorur për nevoja të këtij komuniteti, sipas planvendosjes që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2.    Sipërfaqja e lirë prej 7300 (shtatë mijë e treqind) m2, pjesë e pronës nr.185, me emërtimin Batalioni i vëzhgimit ajror (ish-Reparti ushtarak 3332), Sauk, Tiranë dhe sipërfaqja prej 2300 (dy mijë e treqind) m2, pjesë e pasurisë nr.69/1, e ndodhur në zonën kadastrale nr.3266, me emërtim Qendra e Formimit Policor Sauk, Tiranë, të hiqen nga lista e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që i bashkëlidhen vendimeve të Këshillit të Ministrave nr.768, datë 14.11.2007 dhe nr.333, datë 25.4.2013.

3.    Komunitetit Mysliman të Shqipërisë i ndalohet ndryshimi i destinacionit dhe tjetërsimi i pronësisë së sipërfaqes prej 7300 (shtatë mijë e treqind) m2, pjesë e pronës nr.185, me emërtim Batalioni i vëzhgimit ajror (ish-Reparti ushtarak 3332) Sauk, Tiranë, dhe të sipërfaqes prej 2300 (dy mijë e    treqind) m2, pjesë e pasurisë nr.69/1, e ndodhur në zonën kadastrale nr.3266, me emërtimin Qendra e Formimit Policor Sauk, Tiranë, të përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi“, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›